E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo paraqet rritje të parë kuartale pas katër rënieve të njëpasnjëshme, me çka shteti zyrtarisht doli nga recesioni më i thellë gjatë 70 viteve të fundit.
SHBA-tė dolėn nga recesioni

















Lajm optimist për ekonominë botërore arriti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku në kuartalin e tretë është realizuar rritje prej 3,5 për qind.

Kjo paraqet rritje të parë kuartale pas katër rënieve të njëpasnjëshme, me çka shteti zyrtarisht doli nga recesioni më i thellë gjatë 70 viteve të fundit.

Sipas vlerësimeve të para zyrtare, SHBA-të në kuartalin e tretë kanë realizuar rritje të fuqishme ekonomike prej 3,5 për qind.

Rezultati i këtillë tejkaloi edhe pritjet e analistëve më optimistë, që parashikon se SHBA-të në kuartalin e tretë do të realizojnë rritje prej 3,3 për qind.

Lajmi jehoi shumë pozitivisht në Bursën e Nju-Jorkut, ku të enjten është shënuar rritje e aksioneve prej dy për qind, më e madhe gjatë tre muajve të fundit.

“Të dhënat për rritjen e BPV-së paraqesin konfirmim se optimizmi i investitorëve për rezultatet e mira afariste të kompanive ka qenë i arsyeshëm”, shprehen analistët e Bursës.

Publikuar: 30.10.2009 | 05:39
Lexuar: 456 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime