Ambasadori Fuere, përsërit qëndrimi e Havir Solanës dhe Oli Renit, që Maqedonia duhet ti tejkalon të gjitha pengesat të cilat i qëndrojnë asaj para, me qëllim që me 14 dhjetor Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, për tu bërë anëtare e barabartë e kësaj familje të madhe evropiane.
Selmanit i dorëzohet raporti i Komisionit Evropian nga ambasadori Ervan Fuere
Lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani, ka realizuar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend Ervan Fuere, me të cilin biseduan për raportin e fundit të Komisionit Evropian, dhe ndryshimet të cilat duhet të ndodhin në të ardhmen.
Ambasadori Fuere, përsërit qëndrimi e Havir Solanës dhe Oli Renit, që Maqedonia duhet ti tejkalon të gjitha pengesat të cilat i qëndrojnë asaj para, me qëllim që me 14 dhjetor Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, për tu bërë anëtare e barabartë e kësaj familje të madhe evropiane.
Mendoj se Maqedonia ka kapacitet të duhur që ti tejkalon pengesat të cilat i qëndrojnë këtij vendi për të qenë pjesë e Unionit Evropian, dhe shpresoj se deri më 14 dhjetor kur edhe pritet të mbahet samiti i ministrave, Maqedonia të zgjedhë çështjen e emrit e cila do ti mundësonte që vendi të ecë drejt integrimit të sajë në NATO dhe në BE, tha Ervan Fuere. Edhe lideri i DR-së, Imer Selmani u shpreh i kënaqur nga takimi i realizuar dhe raportin e komisionit evropian e vlerësoi si tej objektiv.
Raporti i Komisionit Evropian ka qenë shumë objektiv dhe i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit. Mendoj se është koha që konjukturat e ndryshme politike të vendit të marrinë përgjegjësit e mëdha për zgjedhjen e problemeve të cilat janë e një rëndësie të veçantë për ardhmërinë e vendin, me qëllim që Maqedonia të ecë drejt integrimit të sajë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, të cilat janë i vetmi shpëtim për këtë vend. Po ashtu mendoj se kjo gjeneratë e politikanëve të tashëm, duhen që të marrin guximin dhe të vendosin për të ardhmen e vendit ashtu siç kanë bërë gjeneratat e mëparshme kur në vitin 1991 Maqedonia u bë e pavarur, ashtu si në vitin
2001 u nënshkruan marrëveshja kornizë e Ohrit, tha lideri i DR-së, Imer Selmani.
Dy bashkëbiseduesit gjithashtu shtjelluan edhe implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Ohrit, ku lideri i DR-së, shprehi shqetësimet e tij që implementimi i kësaj marrëveshje po bëhet në mënyrë jo serioze dhe jo cilësore. Fuere po ashtu potencoi se çështja e emrit duhet të zgjidhet me konsensus nga të gjitha partive politike të vend.