Ka 110 raste të regjistruara të HIV/SIDË-s në Maqedoni, prej tyre tetë raste të reja të të sëmurëve nga SIDA dhe një HIV pozitiv, janë regjistruar sivjet. Tre kanë vdekur ndërsa numri i të vdekurve nga kjo sëmundje prej kur u paraqit në vitin 1987 ka kap shifrën prej 60
1 Dhjetori në Maqedoni
Stop sidës. Mbaje premtimin!. Me këtë moto e gjithë Maqedonia ka protestuar kundër sëmundjes së shekullit. 1 dhjetori, dita në të cilën duhen sensibilizuar të gjithë njerëzit në mbarë botën, nga ky virus që po i pushton dalëngadalë, ka kaluar me aktivitete senzibilizuese.
Nëpër qendra të ndryshme ambulante janë shpërndarë lule dhe mjete të tjera parandaluese si prezervativ dhe broshura për mënyrën e përdorimit dhe parandalimit të kësaj smundëjeje.
Përfaqësuesit e kësaj fushate sensibilizuese thanë se të ardhurat që do të mblidhen, do të shkojnë në ndihmë të luftës kundër sëmundjes së shekullit për 110 raste të regjistruara të HIV/SIDË-s në Maqedoni.
Të gjithë ne duhet të pranojmë e të jemi koshientë se SIDA është e pranishme kudo e në çdo kohë, thanë organizatorët që kanë tentuar ta shndërrojnë aktivitetin e tyre edhe në një propagandë senzibilizuese edhe nëpër mediat vizive.
Tetë raste të reja të të sëmurëve nga SIDA dhe një HIV pozitiv, janë regjistruar sivjet në Maqedoni.
Siç duket qartë nga kjo shifër, Maqedonia mund të llogaritet ndër vendet ku sëmundja nuk ka mundur ende të bëjë kërdinë, por kjo nuk do të thotë se duhet të rrimë duarkryq.
I sëmuri i parë me SIDA në Maqedoni, u konstatua në 1987. Këtyre të sëmurëve iu ruhet anonimati, i cili në Maqedoni është një element shumë i dobishëm për të zgjatur jetën e të sëmurëve me këtë sëmundje. Kjo, pasi shoqëria aktuale me një shkallë ende të ulët të ndërgjegjes, jo vetëm që nuk i ndihmon këta të sëmurë, por edhe i diskriminon ata, duke ua vështirësuar kështu jetën edhe më shumë. Sot në Maqedoni ende nuk ekziston ende një trajtim i posaçëm për të sëmurët me SIDA. Disa qendra ka por edhe ato bëjnë shumë pak për të mos thënë aspak.
Këtë e tregon edhe shifra se sivjet nga kjo sëmundje kanë ndërruar jetë tre pacientë, ndërsa deri tani numri i përgjithshëm i të vdekurve është 60 persona.
Nga shifrat e zbuluara deri më tani tregon se gjinia mashkullore është më tepër e prekur nga kjo sëmundje se ajo e femrave.
Numri i meshkujve të prekur nga kjo sëmundje është 68 ndërsa i femrave 26.
Prej tyre 72 janë nga qyteti ndërsa 22 nga fshati.
Sipas moshës, mosha më e prekur është 30-39 që numëron rreth 37 të sëmurë nga SIDA ndërsa 21 të sëmurë i takojnë moshës 20-29. 17 prej të sëmurëve i takojnë moshës 40-49 ndërsa 19 të tjerët janë të moshave të ndryshme duke mos përjashtuar edhe fëmijë.
Prej qyteteve më i prekur është Shkup me 35 të sëmurë nga SIDA, në vendin e dytë është Tetova me 21, pastaj Prilepi me 8 dhe Ohri me 7. Të tjerët janë të shpërndarë nëpër shumë qytete.
Por, numri i personave të sëmurë me SIDA, sot në botë arrin shifra vërtet shqetësuese, ato varijojnë në 42 milionë persona të sëmurë në të gjithë botën. Moshat më të prekura janë ato të reja dhe varijojnë nga 20 deri 39 vjeç. Vetëm këtë vit janë zbuluar 5 milionë, ndërsa të vdekur 3.1 milionë njerëz dhe gjysma e të infektuarve për herë të parë janë gra, të cilat infektohen si persona heteroseksualë me burra të infektuar. Afrika e Jugut është rajoni më i prekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që në të gjithë globin po rritet ndjeshëm edhe numri i grave të infektuara me këtë virus. Dje ishte dita ndërkombëtare kundër SIDA-s dhe të dhënat e fundit po tregojnë se kjo sëmundje po shkakton gjithnjë e më shumë viktima.
Në bazë të një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara, rajoni më i prekur është Afrika e Jugut, njerëzit e së cilës po vuajnë jo vetëm pasojat e sëmundjes, por edhe mungesën e ushqimeve dhe të thatësirës. Në këtë vend, më shumë se 14 milionë rezikojnë të vdesin nga uria dhe për më tepër, vende si Somalia, Zimbabve, Mozambiku janë të goditura nga edhe nga sëmundja e SIDA-s, ku më shumë se 5 milionë të rritur janë të infektuar me këtë virus dhe 600 mijë fëmijë nën moshën 15 vjeç. Këtë vit numri i të infektuarve me HIV është rritur me 2 milionë më shumë se në 2001.
Epidemia është mjaft e përhapur edhe në Afrikën sud-kaoniane, ku thuajse një nga 12 persona janë të infektuar dhe nga këta 58 për qind janë gra. Edhe në Evropën lindore dhe Rusi është mjaft e përhapur kjo sëmundje, kryesisht nga përdoruesit e drogës që përdorin gjilpëra mes njëri-tjetrit, duke infektuar kështu edhe të tjerë e më pas, ky person i infektuar nga një gjilpërë e përhap sëmundjen nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.
Ndërsa në Ballkan, shifrat janë disi më të ulëta, në krahasim me vendet më të zhvilluara. Konkretisht në shtetin tonë fqinj, Maqedoni, kjo sëmundje ka hyrë që në 1987 dhe që atëherë kanë vdekur 41 persona. Ndërsa, për vitin 2002 rezultojnë 64 persona të sëmurë dhe vetëm 5 raste janë zbuluar sivjet. Shkaqet për përhapjen e kësaj sëmundjeje në rajon janë: epidemia me heroinë, tregtia me njerëz prostitucioni dhe prezenca e forcave ushtarake ndërkombëtare.
Driton Dikena