E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjendja me deponinë e egër tek stacioni hekurudhor në Tetovë vazhdon të jetë aktuale. Ndërmarrja publike komunale e Tetovës edhe më tej shfrytëzon si stacion shkarkimi deponinë e egër, e cila tani më është stërmbushur
Bexheti dhe Osmani akuzohen mes vete pėr mbeturinat nė Tetovė








Zgjidhja e problemit se ku duhet të hidhen mbeturinat e qytetit të Tetovës, mbetet ende larg. Gjendja me deponinë e egër tek stacioni hekurudhor në Tetovë vazhdon të jetë aktuale. Ndërmarrja publike komunale e Tetovës edhe më tej shfrytëzon si stacion shkarkimi deponinë e egër, e cila tani më është stërmbushur. Kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti thotë se në mënyrë të padrejtë akuzohet nga numri ‘një’ i Gostivarit Rufi Osmani se gjoja nuk ka investuar dhe kjo është arsyeja pse i është marrë e drejta e shfrytëzimit e deponisë “Rusino” në Gostivar.
“Nuk është e vërtet që nuk kemi investuar ne, por nuk ka investuar shteti. Komuna e Tetovës nuk ka nevojë që nga askush të akuzohet se nuk ka investuar, ne jemi vetëm shfrytëzues dhe ne ato që janë të parapara me kontratë ne i kemi bërë, kurse Qeveria dhe ministria përkatëse nuk kanë bërë investime e jo Komuna e Tetovës”, deklaroi Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani vazhdon të akuzojë kreun e komunës së Tetovës se nuk ka respektuar kriteret minimale teknike, ekologjike dhe shëndetësore të konstatuara nga inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë që në vitin 2007.
“Përkundër faktit që ndërmarrja publike e Tetovës e shfrytëzonte falas këtë deponi, ajo brenda 5 viteve të kaluara nuk bëri asnjë investim serioz dhe në këtë mënyrë rëndonte seriozisht shëndetin e qytetarëve që Këshilli i Komunës së Gostivarit miratoi vendim të përkohshëm që të ndërpritet përkohësisht shfrytëzimi i kësaj deponie përderisa të interesuarit për ta shfrytëzuar të bëjnë investimet e domosdoshme të parapara me elaboratin”, u shpreh Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit.
Ndërkohë qytetarët e Tetovës thonë se për çdo ditë, qyteti zgjohet nën retë e tymit dhe aromës së keqe të mbeturinave, kurse ata të Gostivarit shprehen të gatshëm për tu dale në ndihmë fqinjëve të tyre.
“Problemi është shumëvjeçar, jemi të ekspozuar në aroma të pakëndshme, të cilat vijnë nga deponia e egër atje tek stacioni i autobusëve. Moti duhej të përfundojë ky problem”, deklaroi një qytetar nga Tetova. Ndërsa një qytetar nga Gostivari shprehet: “Edhe unë e di se nuk kanë ku të deponojnë mbeturinat, por nëse ka kushte pse mos u ndihmohet. Duhet të bashkëpunojë njëri me tjetrin komuna me komunën se unë e di se Tetova me të vërtet nuk ka vend se ku i hedhen mbeturinat”.
Deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, qytetarët e Tetovës rrezikohen seriozisht nga përhapja e ndonjë epidemie.
Valmir Kuçi

Publikuar: 31.10.2009 | 03:37
Lexuar: 795 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime