E diel, 20.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Arritja e jashtëzakonshme, 86 gola të realizuar për një vit, të cilën diti ta bëjë vetëm Lionel Messi pas dygolëshit me Betisin të dielën që shkoi, duke e kaluar legjendarin gjerman Gerd Muller (85 gola për të) nuk do t’i mjaftonte argjentinasit që të jetë rekordmen absolut i golave të shënuar për një vit diellor.
Rekordi s’ėshtė i Messit





Mediat spanjolle e kanë kontestuar rekordin e Lionel Messit, i cili së fundmi e kaloi gjermanin Gerd Muller, duke realizuar 86 gola për një vit të plotë. E përditshmja AS shkruan se rekordi absolut i takon ish futbollistit nga Zambia, Godfrey Chitalu, i cili gjatë një viti diellor kishte realizuar 107 gola. Mirëpo, FIFA nuk e njeh rekordin e regjistruar në vitin 1972 nga futbollisti afrikan, i cili kishte ndërruar jetë pas një aksidenti ajror në vitin 1993.

Arritja e jashtëzakonshme, 86 gola të realizuar për një vit, të cilën diti ta bëjë vetëm Lionel Messi pas dygolëshit me Betisin të dielën që shkoi, duke e kaluar legjendarin gjerman Gerd Muller (85 gola për të) nuk do t’i mjaftonte argjentinasit që të jetë rekordmen absolut i golave të shënuar për një vit diellor.

Për ta vënë në dyshim rekordin e yllit të Barcelonës është përkujdesur e përditshmja spanjolle AS, e cila ia mban krahun rivalit Real Madrid.

Sipas saj, rekordi i golave të shënuar për një vit të plotë i takon Godfrey Chitalut, futbollist i Zambisë, i lindur në vitin 1947 dhe i vdekur tragjikisht në një dizastër ajror me Kombëtaren e tij, në vitin 1993, kur ai po e kryente detyrën e selektorit.

Sipas AS, viti i lavdishëm i Chitalut do të ishte ai 1972, kur kishte shënuar 107 gola në ndeshje zyrtare të luajtura me Kombëtaren dhe me fanellën e Kabwe Warriors F.C, skuadër në të cilën ka luajtur në periudhën 1970-1982, kur edhe e kishte lënë përfundimisht futbollin.

Mirëpo, Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) nuk i ka njohur kurrë ë arriturat e futbollistit nga Zambia.

Askush nuk e di saktësisht nëse kjo e arritur mahnitëse, 107 gola për një vit, është e vërtetuar.

Ajo që është e qartë është se golat e Lionel Messit, 86 në vitin 2012 është një statistikë e sigurt dhe ende e freskët në memorien tonë.

Zyrtarisht është një rekord, më pas nëse ‘Pleshti’ dëshiron t’i qetësojë të gjithë dhe t’i heq dyshimet e skeptikëve më të mëdhenj, mund ta kalojë rekordin e Godfrey Chitalus, prej 107 golash. Ndoshta në vitin 2013, sepse sivjet nuk ka më kohë...

Publikuar: 12.12.2012 | 11:52
Lexuar: 325 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime