"Mbetën disa muaj, një vit, ndoshta një vit e gjysmë deri në hyrjen tuaj në BE, kuptohet e tëra ajo nëse presidenti çek, Vacllav Klaus e nënshkruan Marrëveshjen e Lisbonës", shtoi Kushner.
MInistri francez i Punëve të Jashtme, Bernar Kushner, mbrëmë shfaqi bindje se Kroacia do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2011.
Kushner dje në Dubrovnik e mori dekoratën më të lartë kroate, për shkak të ndihmës që ia ofroi qytetit në fillim të luftës në ish-Jugosllavi.
"Vij nga Këshilli evropian në Bruksel, ku u përshëndet pranimi i ardhshëm i Kroacisë", theksoi Kushner gjatë ceremonisë, e cila u mbajt në teatrin e qytetit.
"Mbetën disa muaj, një vit, ndoshta një vit e gjysmë deri në hyrjen tuaj në BE, kuptohet e tëra ajo nëse presidenti çek, Vacllav Klaus e nënshkruan Marrëveshjen e Lisbonës", shtoi Kushner.
Ai i shprehi falënderime presidentit kroat, Stipe Mesiq, për shkak të ndarjes së dekoratës "Princi Tërpimir".
Ministri francez i Punëve të Jashtme qëndroi për vizitë të shkurtë në Dubrovnik me rastin e 18-vjetorit të konvojit humanitar "Libertas", i cili depërtoi nëpër bllokadën e qytetit nga armata jugosllave nga fundi i vitit 1991. Kushner, i cili në atë kohë ishte sekretar për çështje humanitare, u nis për në Dubrovnik në nëntor të vitit 1991, ku mbeti disa javë për ta siguruar furnizimin e popullatës me ndihma dhe ushqim.