E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mexhiti bëri të ditur se ideja apo qëllimi i Universitetit është që në komunën e Çairit të hap një kampus universitar me shumë fakultete në kuadër të universitetit.
Ēairi me kampus universitar
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi



Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe Abdurauf Pruthi, prorektor i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes komunës që ai udhëheq dhe përfaqësuesve të Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit i cili funksion në kryeqytet që nga viti 2006, për ndërtimin e një Kampusi universitar i cili pritet që të ndërtohet në një të ardhme të shpejtë
Mexhiti bëri të ditur se ideja apo qëllimi i Universitetit është që në komunën e Çairit të hap një kampus universitar me shumë fakultete në kuadër të universitetit.

“Ne si komunë kemi vlerësuar që prioritet i prioriteteve është hapja e universiteteve në kuadër të komunës. Ne nuk do të ndalemi këtu meqë edhe më tutje intenca do jetë që Çairi të jetë komunë e universiteteve", deklaroi Mexhiti.
Pruthi e ka vlerësuar ditën e hënë si një ditë shumë të rëndësishme ngase morrën dritë jeshile për ndërtimin e kampusit universitar në Çair.

"Është një moment mjaft i rëndësishëm sepse me siguri ne nga Komuna e Çairit do të arrijmë të marrim të dhëna të caktuara për raste të shumta që do të kyçen si nxënës në këtë universitet, por njëkohësisht edhe ne do të japim një ndihmë të madhe Komunës së Çairit me kuadrot me të cilat ne do të disponojmë në të ardhmen", tha Pruthi, prorektor i Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit.
Kampusi universitar pritet të ndërtohet në një sipërfaqe prej 18 mijë metër katrorë pranë shkollës fillore “Idnina” e cila sipas planit të detajuar urbanistik duhet te dislokohet.


Publikuar: 01.12.2008 | 16:36
Lexuar: 773 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime