E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast, sot në fshatin Ladorisht, u zbulua një lapidar madhështor, që sipas fshatarëve, të gjithë brezave të ardhshëm do t’ua përkujtojë atë ditë të tmerrshme të 28 tetorit të vitit 1944. Me rastin e shënimit të kësaj dite, në Ladorishtë ishte organizuar edhe një tribunë shkencore e titulluar si “Historia e Ladorishtit-65 vjetori i masakrës.
Nė Ladorishtė zbulohet lapidar pėr masakrėn naziste









Në fshatin Ladorishtë të Strugës, u përkujtua 65 vjetori i masakrës së kryer nga forcat naziste. Në vjeshtën e vitit 1944, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, forcat naziste, gjatë tërheqjes së tyre, kishin masakruar 84 fshatarë të Ladorishtiti, në mesin e tyre edhe disa gra e fëmijë.

Me këtë rast, sot në fshatin Ladorisht, u zbulua një lapidar madhështor, që sipas fshatarëve, të gjithë brezave të ardhshëm do t’ua përkujtojë atë ditë të tmerrshme të 28 tetorit të vitit 1944.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, në Ladorishtë ishte organizuar edhe një tribunë shkencore e titulluar si “Historia e Ladorishtit-65 vjetori i masakrës.

“Nga ngjarjet dhe data e shënuara të historisë sonë më të re në trevat lindore shqiptare, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ndër më të dhimbshmet pa dyshimin më të vogël është masakra e Ladorishtit me 28 Tetor të vitit 1944 kur brenda një dite nga terrori nazi-fashist u vranë dhe u dogjën në zjarr 84 persona, burra, gra dhe fëmijë” , tha Nebi Dervishi, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptar.

“Masakra që përkujtojmë është padyshim në thelbin e vet një ngjarje tragjike. Pasi bart në vete një dhimbje të madhe që e ndiejmë edhe sot. Por njëherësh ajo është edhe madhështore dhe heroike. Okupatori e dinte se kjo zonë është shndërruan në qendër të pamposhtur lirie, rezistence, kundërshtimi dhe ishte vendosur që rrugën e nisur ta çojnë deri në fund. Masakra pra nuk ishte e ndërmarrë rastësisht por ishte një veprim i menduar, i peshuar mirë nga forcat okupatore”, theksoi Xhelal Gjecovi, Instituti i Historisë së Shqipërisë.

Në mëngjesin e 28 tetorit te 1944, forca të shumta gjermane kishin rrethuar Ladorishtin, pa lene asnje mundesi per t'u larguar askush nga fshati. Keshtu, sipas rrëfimeve të më të moshurave, fillimisht i ishte vënë zjarri shtëpive, ndërsa më pas në vendin e quajtur Vakcare, prane magjistrales Struge-Qafethane, ishin masakruar 84 persona.
Semra Jakupi

Publikuar: 01.11.2009 | 00:39
Lexuar: 888 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
runi (07/11/2009 01:38:11) pershendes organizatoret e pekujtimit te 65 vjetorit te masakres te ladorishtit...

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime