Droga ishte zbuluar në automjet me targa regjistrimi nga Tetova, pronësi dhe e drejtuar nga Xh.M (45) nga Tetova, ku si bashkëudhëtarë ka qenë personi D.T (40) nga Shqipëria.
Është parandaluar një kanal për trafikim të marihuanës nga Shqipëria përmes Maqedonisë për Greqi, me çrast është arrestuar një grup pesëanëtarësh kriminal, njoftoi të premtën policia e Maqedonisë
Në aksionin e zbatuar të enjten nga MBP-ja maqedonase, janë arrestuar katër shtetas të Maqedonisë dhe një i Shqipërisë, me çrast janë konfiskuar rreth 25 kilogramë marihuanë.
Droga ishte zbuluar në automjet me targa regjistrimi nga Tetova, pronësi dhe e drejtuar nga Xh.M (45) nga Tetova, ku si bashkëudhëtarë ka qenë personi D.T (40) nga Shqipëria.
Të dy personat u arrestuan, pasi gjatë bastisjes së automjetetit në pompën e benzinës Petrol Kompani në Tetovë, u zvuluan 28 pako në të cilat ka pasur marihuanë.
Pas ndërmarrjes së masave shtesë dhe aktiviteteve për pastrimin e rastit sot herët në mëngjes në aksin rrugor Tetovë-Gostivar, janë arrestuar B.K (44), Z.L (24) dhe B.Ç të gjithë nga Dibra. Ata ditën paraprake nga Dibra për në Tetovë me automjet BMV transportuan 16 pako të marihuanës dhe ia dorëzuan shtetasit shqiptar D.T.