Personat e arrestuar besohet se kanë qënë të përfshirë në shitjen e drogës nëpër shkolla dhe universitete.
Një milion dollarë banknota të falsifikuara u kapën gjatë operacioneve bashkë me municione dhe makina luksoze.
Mbi 500 vetë janë arrestuar gjatë një operacioni masiv kundër drogës në mbarë Serbinë.
Ministria e Brendshme tha se ky është operacioni më i madh kundër trafikantëve të drogës që është kryer ndonjëherë në Serbi.
Mbi dymijë policë u përfshinë në bastisjet në orët e para të ditës, në mbarë vendin.
Personat e arrestuar besohet se kanë qënë të përfshirë në shitjen e drogës nëpër shkolla dhe universitete.
Një milion dollarë banknota të falsifikuara u kapën gjatë operacioneve bashkë me municione dhe makina luksoze.
Autoritetet serbe duket se i kanë intensifikuar operacionet kundër narkotikëve kohët e fundit.
Në bashkëpunim me homologët e tyre amerikanë, ata ndaluan mbi 2 ton kokainë pranë brigjeve të Uruguajit.
Droga mendohet se po shkonte drejt një porti në Mal të Zi, për t'u shitur më pas në tregun evropian.
Ballkani është një rrugë kryesore për trafikimin e drogës dhe të gjitha vendet dëshirojnë të tregojnë se janë duke shtuar përpjekjet për të luftuar krimin dhe për të ecur përpara drejt synimit të tyre për anëtarësim në BE. /bbc/