E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vazhdojnë reagimet lidhur me njoftimet për zgjidhjen deri në fund të vitit të statusit të pjesëtarëve të ish UÇK-së. Sipas zëvendëskryministrit Abdulaqim Ademi zgjidhja e ardhshme do të jetë qëndrueshme dhe nuk do të varet nga ndryshimi i pushtetit.
Qeveria do tė ofrojė zgjidhje tė qėndrueshme pėr veteranėt e UĒK-sė










Vazhdojnë reagimet lidhur me njoftimet për zgjidhjen deri në fund të vitit të statusit të pjesëtarëve të ish UÇK-së. Sipas zëvendëskryministrit Abdulaqim Ademi zgjidhja e ardhshme do të jetë qëndrueshme dhe nuk do të varet nga ndryshimi i pushtetit.

"Ne kur themi se këtë problem do të zgjidhim në kuadër të ligjeve ekzistuese nuk kupton që ligjet mund të vetpësojnë ndryshime, çdo lloj zgjidhje ne duam të jetë në rradh të parë kapshme dhe e pranueshme që të mos jetë zgjidhja e imponuar për atë kategori dhe zgjidhja qëndrueshme që nuk do të varet nga ndryshimet e qeverive dhe vullnetet e partive politike që do të jenë në pushtet.", thekson zëvendëskryeministri Abdulaqim Ademi.

Edhe partia Demokracia e Re kërkoi që të këtë zgjidhje për të gjithë të involvuarit në konfliktin e vitit 2001. Kryetari i DR-së Selmani tha se ky proces duhet të zhvillohet në mënyrë më transparente.
“Kemi pyetur dhe prap pyesim a mendojnë që në kuadër të ligjeve sociale ose në kuadër të ligjeve siç janë "branitelat" të kemi një zgjidje për gjithë involvuarit dhe të dëmtuarit në konfliktin e vitit 2001. Në qoftë se vet lufta mbaroi pa fitues dhe pa humbës, Marrëveshja e Ohrit është marrëveshje pajtimi, nuk ka fitues dhe nuk ka humbës, duhet të gjithë të involvuarit në konfliktit e vitit 2001 të trajtohen në mënyrë të barabartë.”, vlerëson Imer Selmani, kryetar i DR-së.

Nga ana tjetër shoqata “Dinjitet” sot ka komentuar ligjin për ‘branitellat’ dhe ligjin për invalidët ushtarak ku thuhet se ‘dëmshpërblim dhe pension nuk mund të marrin persona që kanë qenë pjesëtarë të grupeve të armatosura paraushtarake dhe ekstremiste ose personat që kanë kaluar në anën e armikut ose kanë ikur nga ushtria’.
“Nëse ata mendojnë për ligje të tjera, në rregull, por pa marr parasysh se në cilin ligj të futen pjesëtarët e UÇK-së duhet të bëhen ndryshime që bëhet vetëm me ligj.”, thotë Stojançe Angelov, kryetar i shoqatës “Dinjitet”.

“Dinjitet” pyeti ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami dhe drejtorin e Drejtorisë për çështjet e dëshmitarëve dhe invalidëve ushtarak pse vonon gati një muaj pensioni për invalidët e luftës, të cilët marrin pensionin përmes postës. Kryetari i shoqatës “Dinjitet” Angelov poashtu kërkoi që ministrja Jankullovska t'i tërheqë paditë kundër veteranëve të 2001-it të cilët morën dëmshpërblim nga shteti dhe tani duhet t'i kthejnë parat me kamat.
Frosina Pandurska –Dramiqanin

Publikuar: 02.11.2009 | 05:45
Lexuar: 592 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime