Me këtë vendim, udhëzohen të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ti përmbahen këtij vendimi duke respektuar dispozitat e ligjit, njofton Zyra për informim pranë Presidentit të Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që dita e sotme në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e tragjedisë në lumin Tisa, të shpallet Ditë zie shtetërore, bëjnë të ditur mediat kosovare.
Ku vendim është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe duke u bazuar në Nenin 48, pika 2.4 dhe pika 4 të Ligjit për Protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, Nr. 03/L-132, si dhe duke nxjerrë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh.