E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Dy muajt e parë nuk kishim asnjë rast pozitiv nëpër shkollat, megjithatë tani është periudha kur mund të rritet numri i të infektuarve, shkollat janë baza adekuate për zgjerimin e virusit. Për këtë arsye do të fillojmë intensivisht t'i kontrollojmë se nëse i respektojnë rekomandimet që ua kemi dërguar", theksoi Osmani.
Kontrolle nėpėr shkolla nėse i respektojnė masat pėr mbrojtje nga gripi i ri








Inspektorët sanitarë prej sot do t'i kontrollojnë shkollat se nëse i respektojnë masat për mbrojtje nga përhapja e gripit të ri A (H1N1).

Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani dje paralajmëroi se do të mbyllen të gjitha shkollat në qoftë se nuk i respektojnë rekomandimet e Ministrisë, nëse në to nuk mbahet higjiena dhe nuk ka sapun dhe mjete dezinfektuese.

"Dy muajt e parë nuk kishim asnjë rast pozitiv nëpër shkollat, megjithatë tani është periudha kur mund të rritet numri i të infektuarve, shkollat janë baza adekuate për zgjerimin e virusit. Për këtë arsye do të fillojmë intensivisht t'i kontrollojmë se nëse i respektojnë rekomandimet që ua kemi dërguar", theksoi Osmani.

Deri mbrëmë duhej të kumtohen rezultatet se nëse dy rastet e dyshimta të hospitalizuar janë të infetkaur nga gripi i ri. Bëhet fjalë për një studente 22-vjeçare të mjekësisë e cila është kthyer nga Bullgaria dhe për një djalosh 17-vjeçar nga Italia. Deri më tani në Maqedoni ka 46 të infektuar të konfirmuar.

Maqedonia porositi 800.000 vaksina kundër gripit të ri që pritet të mbërrijnë gjatë këtij muaji me ç'rast menjëherë do të fillonte vaksinimi.

Sipas rekomandimeve të reja të OBSH-së, një dozë nga vaksina jep mbrojtje tejet të mjaftueshme. Ministri Osmani paralajmëroi se Maqedonia do t'i përcjellë rekomandimet e OBSH-së dhe se doza e dytë e planifikuar do të ruhet në rast se OBSH-ja e ndryshon vendimin për vaksinim njëdozësh.

Publikuar: 02.11.2009 | 17:04
Lexuar: 790 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
aida (15/11/2009 16:58:55) po anuk eshte gjetur se pre nga vjen kjo semundje infektuese dhe a do te zhduket ndonjere

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime