E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot organizon promovimin e disa titujve që janë pjesë e përkthimit të 500 librave profesionale shkencore dhe librave të cilat janë të arsimit të lartë, nga universitetet më të mira dhe më të njohura në SHBA dhe Angli, dhe tekstet shkollore, të cilat janë në fushën e së drejtës në Francë dhe Gjermani.
Promovohen libra profesional dhe shkencor nė USHT









Universiteti Shtetëror i Tetovës, sot organizon promovimin e disa titujve që janë pjesë e përkthimit të 500 librave profesionale shkencore dhe librave të cilat janë të arsimit të lartë, nga universitetet më të mira dhe më të njohura në SHBA dhe Angli, dhe tekstet shkollore, të cilat janë në fushën e së drejtës në Francë dhe Gjermani.

Në ceremoninë e rastit, mori pjesë edhe Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, Zv-Kryeministri i Maqedonisë Abdilaqim Ademi dhe zv-ministrja e Arsimit Lindita Qazimi.

Ademi në fjalimin e tij tha se arma më e fortë e njeriut dhe si forcë e vetme e cila e çon përpara zhvillimi shoqërorë kërkon edhe mbështetjen përkatëse. “Në këtë drejtim, si Qeveri jemi të përcaktuar që përveç investimeve në krijimin e kushteve sa më të mira teknike, studentët ti ndihmojmë edhe në këtë formë. Këto 10 tituj shkencorë të cilët së bashku me ministrinë e arsimit i promovojmë në USHT, jemi të sigurt se do të jenë ndihmesë shumë e madhe në drejtim të mësimit sa më cilësor”, deklaroi zv-kryeministri. Ai vlerëson se në këtë mënyrë krijohen mundësitë që për nga kualiteti dhe përgatitja shkencore e profesionale studentët tanë të jenë krah me kolegët e tyre nga universitetet më ët njohura të botës, sepse këta janë libra shkencorë nga autorë eminent botëror.. Ne jemi të bindur se në këtë mënyrë gjeneratat e reja do të aftësohen, do të përgatiten për punë në mbarë botën pavarësisht se studimet i kryejnë këtë në Maqedoni. Shkenca nuk ka kufi, ajo i takon çdokujt që e përvetëson. Ne po mundohemi që këtë tua ofrojmë edhe Juve prej të cilëve presim mjaft.

Zv-Kryeministri i Maqedonise Abdilaqim Ademi


Zv-kryeministri ka sqaruar se Qeveria është nisur nga një fakt dhe nga një realitet. Kemi thënë tha ai, se në vendin tonë ka kuadër mjaft cilësor. Kuadër i cili ka ofruar dhe ofron tekste shumë të mira universitare. Mirëpo, megjithatë ato mund të mos jenë në përputhje dhe në nivel të teksteve që ofrojnë dhe nga të cilat mësojnë kolegët Tuaj anekënd botës. Prandaj, u përcaktuam që nga mjetet buxhetore të ndërmarrim këtë aksion dhe të Ju mundësojmë që të jeni në hap me kohën, të barabartë me kolegët tjerë. Shpeshherë jeta është e paparashikueshme dhe me shumë sfida. Për tu bë ballë atyre sfidave ju nevojiten njohuri ekuivalente. Me të do të jeni të barabartë dhe të denjë për të prezantuar suksesshëm si veten ashtu edhe shtetin dhe kombin.

Ky aktivitet i qeverisë që parasheh përkthimin e 500 librave shkencorë nga autorë të njohur botëror do të vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrë që sa është e mundur të plotësohen boshllëqet ekzistuese në fushën e botimeve cilësore, deklaroi Zv-Kryeministri Abdilaqim Ademi.

Zv-Kryeministri i Maqedonise Abdilaqim Ademi


Rektori i USHT-së Dr. Agron Reka sqaroi se nëpërmjet këtij projekti të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe universitetet tjera në vendin tonë e kanë pasuruar fondin e tyre të bibliotekave për 4.680 tituj të rinj, që jo vetëm e kanë pasuruar fondin e bibliotekave tona me literaturë profesionale, për nevojat e studentëve tanë, por edhe e kanë pasuruar fondin e përgjithshëm me vlera të reja kulturore, të cilat janë të pranishme në shoqëritë bashkëkohore në botë, si në Shtetet e Bashkuara Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Reka ka përshendetur për pjesëmarrjen në këtë promovim edhe të përfaqësuesve të Qeverisë, presidentit, zotëri Nikolla Gruevski, Nënkryetarit të Qeverisë, zotëri


Abdilaqim Ademi, Zëvendësministres për Arsimit dhe Shkencës, zonjushës Lindita Qazimi dhe përfaqësuesve nga bashkësia akademike, të dekanëve, mësimdhënësve dhe studentëve dhe nga të gjitha fakultetet e Universitetit tonë.

Rekori i USHT-se Doc. Dr. Agron Reka


Universiteti Shtetëror i Tetovës, jo vetëm që e ka mirëpritur këtë projekt të Qeverisë, por edhe i drejtpërdrejtë është përfshirë në mënyrë aktive në procesin e zhvillimit të veprimtarisë botuese.
Rektori Reka u shpreh se çdo vit ndajmë mjete financiare të konsiderueshme për botimin librave, studimeve, monografive shkencore, revistave profesionale, për përkthimin e veprave të autorëve të huaj dhe literaturës tjetër profesionale, në interes të studentëve tanë dhe kuadrit arsimorë.

“Mbetemi me shpresë që gjatë periudhës së ardhshme të rritet fondi nga veprimtaria botuese, sepse e dimë që janë në interes të së ardhmes për arsimin e lartë dhe të studentëve tanë, si dhe të shoqërisë tonë në përgjithësi, e cila varet nga zhvillimi kulturor, shkencor dhe teknologjik, i cili është produkt qenësor i kulturës dhe shkencës, i dijes dhe veprimtarisë kërkimore-shkencore në institucionet e arsimit ë lartë”, tha ai duke shpresuar se edhe në të ardhmen, Qeveria jonë, dhe veçanërisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndërmarrë masa të këtilla në interes të përparimit të veprimtarisë edukative-arsimore, mësimore dhe shkencore në institucionet publike të arsimit të lartë.

Zv-Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Lindita Qazimi në fjalimin e saj tha se
janë përkthyer një numër i konsiderueshëm e librave dhe janë shpërndarë nëpër bibliotekat e fakulteteve, ndërsa ky proces do të vazhdojë më tutje, derisa të përkthehen të gjitha librat që i ka paraparë projekti i Qeverisë.

Zv-Ministrja e Arsimi Lindita Qazimi

“Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar në përparimin e gjitha fushave që janë me interes jetik për qytetarët, e në këtë kontekst prioritet i veçantë i është dhënë fushës së arsimit dhe shkencës. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa projekte voluminoze janë ndërmarrë kohëve të fundit për përmirësimin e kushteve dhe standardeve arsimore dhe hulumtuese, dhe e gjitha kjo bëhet, pasi pa njerëz të pajisur me dije dhe aftësi profesionale nuk mund të krijohet shoqëri stabile, e shëndoshë dhe progresive. Në këtë funksion ,është edhe vendosja e sotshme e pllakateve në USHT dhe nëpër fakultetet tjerë të vendit me librat e përkthyer nga universitetet më të mirë në botë”, deklaroi ajo dhe shtoi se shfaqja e tyre nuk është vetëm sa për ti vendosur ato nëpër muret e fakulteteve, por ka për qëllim që ti njoftojë studentët se me çfarë literaturë profesionale disponojnë bibliotekat e tyre universitare që ata të mund të shërbehen për nevojat e tyre dhe për ta pasuruar dhe zgjeruar dijen dhe aftësitë profesionale, por edhe dijen e universale.
Zv-Ministrja e Arsimit u nda me besimin se me këtë projekt kemi bërë një hap pragmatik, dhe shumë të dobishëm për profesorët dhe studentët e universiteteve. Uroj që librat dhe literatura sa më shumë të shfrytëzohet nga studentët dhe profesorët.

Agron Reka - Abdilaqim Ademi - Lindita Qazimi
Ceremonia e promovimit te 500 librave shkencor ne USHT

Publikuar: 02.11.2009 | 19:02
Lexuar: 1265 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime