E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Mbi 20 mijë banorë të fshatrave Çajlë, Forinë, Çegran dhe Koritë, deri në fund të këtij muaji do ta zgjidhin problemin me rrugën kryesore që lidh këto vendbanime me qytetin e Gostivarit.
Fillojnė punėt pėr asfaltimin e rrugės Ēajlė - Gostivar











Mbi 20 mijë banorë të fshatrave Çajlë, Forinë, Çegran dhe Koritë, deri në fund të këtij muaji do ta zgjidhin problemin me rrugën kryesore që lidh këto vendbanime me qytetin e Gostivarit.

Pas përfundimit të kanalizimit fekal dhe atmosferik, kanë filluar përgatitjet për asfaltimin e rrugës kryesore nga hekurudha në lagjen Pitarnicë e deri në kthesën për në fshatin Çajlë e Vjetër.

"Rruga ka një gjatësi prej 1362 metra , do të ketë një gjerësi të asfaltit prej 6 metra dhe trotuare nga të dyja anët me gjerësi 1 metër. Këtë rrugë e financon Banka Botërore, kurse realizimi i këtij projekti do të kushtojë rreth 17.5 milion denarë” tha Fatmir Dalipi nga Komuna e Gostivarit.

Ndërmarrja “Granit” nga Shkupi do të bëjë asfaltimin e rrugës Gostivar – Çajlë. Sipas inxhinierëve të kësaj ndërmarrjeje, punët për asfaltimin e kësaj rruge pritet të përfundojnë pas tri javëve. Paraprakisht, nga lagja Pitarnicë e deri te kthesa për në fshatin Çajlë e Vjetër, u vendosën shtylla për ndriçim publik.

Numri i shtyllave të vendosura është 27 dhe janë financuar me mjete të Komunës së Gostivarit në vlerë prej 1.413.000 denarë.


Publikuar: 02.11.2009 | 20:54
Lexuar: 1318 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
imran sinani (31/01/2010 01:23:59) vetem per para zotri rufi se shqipetaret poullihutum dhe pa durim jan

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime