Policia financiare parashtroi padi penale kundër Trenkovskit për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sepse dy herë, si drejtor i FSSHM-së ka paguar mjete për barëra të njëjta, njëherë furnizuesve, ndërsa herën tjetër "Barnatoreve të qytetit", me çka ka mundësuar që "Barnatoret e qytetit" të fitojnë dobi kundërligjore pronësore prej 27.764.147 denarëve.
Ish-drejtori i Fondit për shëndetësi, Gjorgji Trenkovski dhe drejtoresha e "Barnatoreve të qytetit", Vesna Ognenovska, sot janë arrestuar për shkak të dyshimit për keqpërdorim të mjeteve të cilat Fondi ia ka paguar "Barnatoreve të qytetit" në vitin 2007.
Policia financiare parashtroi padi penale kundër Trenkovskit për punë të pandërgjegjshme në shërbim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit sepse dy herë, si drejtor i FSSHM-së ka paguar mjete për barëra të njëjta, njëherë furnizuesve, ndërsa herën tjetër "Barnatoreve të qytetit", me çka ka mundësuar që "Barnatoret e qytetit" të fitojnë dobi kundërligjore pronësore prej 27.764.147 denarëve. Ognenovska, ndërkaq, është e dyshuar se ka qenë në njohuri për pagesën e dyfishtë të barërave.
Trenkovski dhe Ognenovska sot duhet të dalin para gjykatësit hetues.