E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Agjencia japoneze e kredive shënon se nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore, Maqedonia është më pak e goditur nga kriza ekonomike dhe financiare, pikërisht për shkak realizimit të sukesshëm të masave përkatëse nga ana e Qeverisë, varësi më të vogël nga borxhi i jashtëm dhe shtrirja e ulët e rreziqeve eksterne", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.
Agjencia japoneze e kredive me parashikim pozitiv pėr rejtingun kreditor tė Maqedonisė
















Agjencia japoneze e kredive JCR (Japan Credit Rating Agency) me parashikim pozitiv për rejtingun kreditor të Republikës së Maqedonisë. JRC e vlerësoi vendin me BB+ me pamje stabile, gjegjësisht i konfirmoi pritjet e „Standard&Poors“ për mbajtjen e aftësive aktule kreditore të Maqedonisë në të ardhmen.

Vlerësim i ngjashëm, siç informoi Ministria e Financave, Agjencia japoneze e kredive bazohet në rezultatet e arritur me reformat ekonomike të vazhdueshme të Qeverisë, vendsojen e politikës fiskale dhe nivelin e matur të obligimit, si dhe me uljen e deficitit të xhirollogarisë vijuese dhe mbajtjen e nivelit të rezervave devizore për mbulimin katër muajsh të importit. Progresi i vendit është konfirmuar edhe në kontekstin e procesit evrointegrues dhe rekomantimet nga Komisioni Evropian për marrjen e datës së negociatave për anëtarësim.

"Agjencia japoneze e kredive shënon se nga vendet e Evropës qendrore dhe lindore, Maqedonia është më pak e goditur nga kriza ekonomike dhe financiare, pikërisht për shkak realizimit të sukesshëm të masave përkatëse nga ana e Qeverisë, varësi më të vogël nga borxhi i jashtëm dhe shtrirja e ulët e rreziqeve eksterne", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Financave.

Rejtingu stabil kreditor, siç thuhet në kumtesë, është sinjal i mirë për investitorët e huaj të interesuar për investim në vend, ndikimi i shkallës së kamatës sipas të cilës vendi huazon në tregun kreditor, si dhe imazhi i plotë ekonomik dhe politik i Republikës së Maqedonisë.

Publikuar: 03.11.2009 | 04:11
Lexuar: 526 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime