Deklarata e djeshme e Halitit se shqiptarët do të integrohen në NATO me ose pa Maqedonasit ka nxitur shumë reagime si nga subjektet tjera politike ashtu edhe nga ekspertët në vend. Këta të fundit e kanë quajtur si deklaratë të pabazë dhe pa ndonjë peshë juridike dhe politike.
'Deklaratë kontraverze dhe mendim personal i Rafiz Halitit, që nuk korrespondon aspak me qëndrimin e BDI-së rreth çështjes së emrit'. Kështu u shpreh Musa Xhaferi, duke komentuar deklaratën e nënkryetarit Haliti se shqiptarët me ose pa maqedonasit do të integrohen në NATO dhe BE. Xhaferi madje tha se qëndrimin e partisë gjithmonë e shpreh kryetari i saj dhe jo anëtarët e tjerë.
Ajo është deklaratë personale e një anëtari të kryesisë së partisë sonë dhe këtu në rrethanat demokratike nuk duhet të jetë diçka e rrezikshme. Qëndrimin e partisë e shpreh kryetari i partisë dhe mendoj se kjo është shumë transparente. Ajo deklaratë do të thosha kontraverze e zotit Haliti është dënuar nga anëtarët e partisë me një zhargon demokratik, deklaroi Musa Xhaferi, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së.
Xhaferi njëherësh mohoi zërat se takimi i djeshëm mes Gruevskit dhe Ahmetit ka pasuar si rrjedhojë e deklaratës së Rafiz Halitit.
Unë mendoj se ajo është një koincidencë, nuk e besoj se ka qenë shkak deklarata e zotit Rafiz Haliti. Pas vizitave që ka pas kryeministri në Australi, Belgjikë, Holandë e vende tjera, ka qenë e nevojshme dhe është e nevojshme që të informohemi dhe të bëhet një analizë e situatës se si do të shkohet më tutje, u shpreh Musa Xhaferi, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së.
Deklarata e djeshme e Halitit se shqiptarët do të integrohen në NATO me ose pa Maqedonasit ka nxitur shumë reagime si nga subjektet tjera politike ashtu edhe nga ekspertët në vend. Këta të fundit e kanë quajtur si deklaratë të pabazë dhe pa ndonjë peshë juridike dhe politike.