USHT-ja falënderon stafin e ambasadës gjermane për interesimin e tyre për këtë institucion të arsimit të lartë në RM-së dhe vizitat e tilla kontribojë në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, theksoi me këtë rast prof.dr. Ismail Ahmedi.
Një delegacion i ambasadës gjermane vizitoi Universitetin Shtetëror të Tetovës
Frank Shester sekretar dhe Sonja Bone sekretare e parë-udhëheqëse e sektorit të kulturës dhe shtypit në ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, më 03.11.2009 (e martë) qëndruan për një vizitë pune në USHT-së, me çrast u takuan me prorektorin për arsim prof. dr. Ismail Ahmedi.
USHT-ja falënderon stafin e ambasadës gjermane për interesimin e tyre për këtë institucion të arsimit të lartë në RM-së dhe vizitat e tilla kontribojë në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, theksoi me këtë rast prof.dr. Ismail Ahmedi.
Ambasada e Republikës së Gjermanisë zë një vend të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit në mes USHT-së dhe Universiteteve nga Gjermania, deklaroi prorektori për arsim Ahmedi në takimin me delegacionin gjerman.
Ambasada e Gjermanisë mbështet projektet arsimore-kulturore dhe në këtë drejtim çmon punën e drejtueseve të USHT-së tha Sonja Bone, udhëheqëse e sektorit për arsim dhe shtyp duke shtuar se mbetet e angazhuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve edhe ashtu të shkëlqyera me këtë institucion i cili tanimë vite me radhë nxjerrë kuadro të të gjitha profileve dhe ka rolin e tij në arsimimin dhe përparimin e shoqërisë së vendit.