Hapi i këtillë i Nimicit pason pas deklaratës së sotme të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës botërore, Ban Ki-mun në Athinë, se ndërmjetësuesi është i gatshëm t'i vazhdojë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin sapo të dyja palët të tregojnë gatishmëri për këtë.
Ndërmjetësuesi Methju Nimic paralajmëroi vazhdim të bisedimeve për zgjidhjen e dallimeve ndërmjet Athinës dhe Shkupit rreth emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Shërbimi për shtyp i KB-së kumtoi se Nimici është në kontakt me të dyja palët dhe se u ka propozuar takim në Nju-Jork për ditët e javës që fillon nga 16 nëntori.
Hapi i këtillë i Nimicit pason pas deklaratës së sotme të sekretarit të përgjithshëm të Organizatës botërore, Ban Ki-mun në Athinë, se ndërmjetësuesi është i gatshëm t'i vazhdojë bisedimet për zgjidhjen e kontestit për emrin sapo të dyja palët të tregojnë gatishmëri për këtë.
Njeriu i parë i Organizatës Botërore shfaqi shpresë se të dy palët, me ndihmën e Nimicit do të vijnë deri te zgjidhja përfundimtare e kontestit.
Bisedimet për emrin përkohësisht u bllokuan për shkak të zgjedhjeve në Greqi. Nimic pas takimit me presidentin Ivanov gjatë muajit shtator në Nju-Jork deklaroi se sërish do ta aktivizojë dialogun sapo të përfundojë fushata zgjedhore në Greqi dhe se ka paraqitur "mjaft ide në tryezë në mënyrë që të dy palët të fillojnë të mendojnë në mënyrë kreative për gjetjen e zgjidhjes".