E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Stardelovit, në redaksinë e re do të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni, ndërsa formimi i saj do të zgjasë më së shumti një muaj. Redaksia e re, siç tha kryetari i ASHAM-it, do të jetë përgjegjëse “për fatin e mëtejshëm të enciklopedisë”, do t’i përcaktojë prioritetet dhe do të vendos për korrigjimet.
ASHAM vazhdon seancėn e jashtėzakonshme pėr Enciklopedinė













Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) të enjten pasdite do ta vazhdojë seancën e jashtëzakonshme kushtuar çështjes për enciklopedinë maqedonase.

Kryetari i ASHAM-it, Georgi Stardelov tha se pret që në kuadër të

Kuvendit të sotëm të Akademisë pa anulime të zgjidhen të gjitha dilemat me enciklopedinë, të shkarkohet redaksia e vjetër e botimit dhe të fillojnë përgatitjet për formimin e redaksisë së re.

Sipas Stardelovit, në redaksinë e re do të përfaqësohen të gjitha bashkësitë etnike në Maqedoni, ndërsa formimi i saj do të zgjasë më së shumti një muaj. Redaksia e re, siç tha kryetari i ASHAM-it, do të jetë përgjegjëse “për fatin e mëtejshëm të enciklopedisë”, do t’i përcaktojë prioritetet dhe do të vendos për korrigjimet.

Kryeredaktori i enciklopedisë kontestuese, Bllazhe Ristovski, nga ana e vet para disa ditëve tha se redaksia e re të ciën do ta formojë ASHAM-i mund të bëjë enciklopedi të re, por nuk mund t’i përdor materialet e të parës.

Ristovski porositi se enciklopedia është “gjë e kryer” dhe theksoi se ka të drejta autoriale të cilat janë të mbrojtura, andaj tekstet nuk mund t’i përdorë ndonjë redaktor tjetër, pa marrëveshje përkatëse me autorët.

Enciklopedia maqedonase, e cila u promovua nga mesi i muajit shtator, të këtij viti, shkaktoi një sërë reagimesh në opinion. Veçmas kontestuese janë materialet lidhur me shqiptarët.

Publikuar: 05.11.2009 | 01:23
Lexuar: 299 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime