E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zyra e lidhjeve në Prishtinë do të ngritet në ambasadë të Maqedonisë. Ky ishte qendrimi i sotëm i Ministrit të Punëve të Jashtme te Maqedonisë Antonio Milloshoski pas takimit me kolegun nga Kosova Skender Hyseni.
Hyseni nė Shkup, Maqedonia dhe Kosova thellojnė bashkpunimin







Zyra e lidhjeve në Prishtinë do të ngritet në ambasadë të Maqedonisë. Ky ishte qendrimi i sotëm i Ministrit të Punëve të Jashtme te Maqedonisë Antonio Milloshoski pas takimit me kolegun nga Kosova Skender Hyseni.

"Takimi i sotëm do të hapë faqe të re cilësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Konsideroj se kjo do t'u shërbejë jo vetëm të dy vendeve, por edhe zhvillimit plotësues të stabilitetit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon", theksoi Milloshoski.

Ministri Milloshevski tha se hapja e ambasadës më nuk është çështje e vullnetit politik, por çështje e protokolit dhe kohës dhe pret që kjo procedurë të zgjasë dy deri tre muaj.

"Brenda një kohe të shkurtër RM-ja do të duhet që të miratojë fillimisht vendim për ngritjen e nivelit të Zyrës për lidhje në Kosovë në ambasadë dhe më pas pasojnë kunsultime me faktorët relevantë, duke përfshirë edhe presidentin e shtetit që të mund të shkojmë me nominimin e ambasadorit të parë të Maqedonisë në Prishtinë".

Ministri Skënder Hyseni vlerësoi se me takimin e sotëm të parë zyrtar me Milloshoskin në Shkup hapet bashkëpunim i ri midis dy vendeve, ndërsa partneritetin që do ta ndërtojnë, siç thotë, do të shërbejë si model për qasje pozitive në rajon.

"Bashkëpunimi i shkëlqyer midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës nuk duhet që të kuptohet ndryshe përveç se si angazhime pozitive të dy vendeve që synojnë drejt integrimeve euroatlantike", tha Hyseni.

Milloshoski foli edhe për përfundimin e suksesshëm të demarkacionit të kufirit Maqedoni-Kosovë.

"Maqedonia është vendi i vetëm nga Sllovenia deri në Qipro i cili tërësisht i ka shënuar kufijtë e saj. Me këtë Maqedonia konfirmoi se është e gatshme të zgjidhë çdo çështje kur ka partner konstruktiv nga ana tjetër", tha Milloshoski.

Sipas shefit të diplomacisë kosovare, edhe pse disa familje ndjehen të dëmtuar, megjithatë, demarkacioni i zbatuar është një zgjidhje e mirë.

Hyseni, i cili qëndron për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, sot duhet të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Shefi i diplomacisë kosovare do të takohet edhe me nënkryetarin e Kuvendit Rafiz Haliti, si dhe me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare.


Publikuar: 06.11.2009 | 21:01
Lexuar: 454 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime