E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ambientet e Amfiteatrit të Fakultetit Juridik, në prani të një numri të madh të studentëve, drejtuesve të Fakultetit Juridik, udhëheqësve studentorë si dhe koordinatorit të Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë të USHT-së, u promovua Klubi i studentëve të Fakultetit Juridik “Juristët e rinj”.
Nė Fakultetin Juridik – USHT, themelohet klubi studentor “Juristėt e rinj”










Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, finalizuan iniciativën e Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë për themelimin e Klubit të tyre studentor.

Në ambientet e Amfiteatrit të Fakultetit Juridik, në prani të një numri të madh të studentëve, drejtuesve të Fakultetit Juridik, udhëheqësve studentorë si dhe koordinatorit të Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë të USHT-së, u promovua Klubi i studentëve të Fakultetit Juridik “Juristët e rinj”. Ky klub është i pari i këtij lloji i formuar nga ana e studentëve të USHT-së.

Koordinatori i Qendrës për shërbime studentore dhe karrierë të USHT-së, Daut Memeti, me rastin e promovimit të këtij klubi theksoi se Qendra për Shërbime Studentore dhe Karrierë, përkrah fuqishëm çdo iniciativë studentore të natyrës së këtillë, andaj edhe në të ardhmen përveç themelimit të Klubit Studentor “Juristët e rinj”, do të themelohen edhe një morri klubesh tjera në kuadër të universitetit.
“Iniciativa juaj, e cila ka për synim zgjimin e vetëdijes studentore dhe zgjeron horizontet për përfitimin e një kulture institucionale, ka hasur në mirëkuptim të thellë nga organet drejtuese të Universitetit Shtetëror të Tetovës”, theksoi Memeti.

Klubi studentor -Juristët e rinj


I pranishëm në këtë promovim ishte edhe dekani i Fakultetit Juridik, Mr.sc. Agim Nuhiu, i cili theksoi se drejtuesit e Fakultetit, por edhe rektorati i USHT-së, gjithmonë kanë qene dhe do të jenë në përkrahje të iniciativave studentore. Ai me këtë rast shprehu edhe kënaqësinë e tij për faktin që Klubi i parë i këtij lloji, formohet pikërisht nga studentët e Fakultetit të cilin e drejton ai, pra të Fakultetit Juridik.

Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi e Formimi i Klubit Studentor “Juristët e Rinj”, kontribuon në faktorizimin e studentëve, por njëkohësisht, siç tha nënkupton edhe përgjegjësi për profesionin e tyre të ardhshëm, aq më tepër kur dihet se shoqëria shqiptare në këtë lëmi ka nevojë të konsiderueshme. “Në SHBA, është e njohur ideja e Wisconsit se “ Kufijtë e Universitetit janë edhe kufijtë e Shtetit” ide e cila është materializuar në praktikë në shtetet e perëndimore”, theksoi kryetari i PS të USHT-së, Shaban Arsllani.
Kryetar i Klubit të Studentëve “Juristët e rinj” u zgjodh studenti i vitit të dytë Fatos Veliu.


Angazhimet kryesore të Klubit të Studentëve “Juristët e rinj”, do të jenë:
- Ngritja e vetëdijes studentore;
- Promovimi i vlerave studentore të F. Juridik – USHT;
- Themelimi i një reviste studentore në kuadër të F. Juridik – USHT;
- Organizimi i tryezave të rrumbullakëta me studentë dhe stafin universitar;
- Vizita e fakulteteve Juridike të universiteteve tjera të vendin dhe jashtë;
- Ndihma financiare për studentët F. Juridik – USHT në nevojë financiare dhe shumë angazhime tjera.


Gjatë periudhës së ardhshme pritet që klube të ngjashme të themelohen edhe në fakultetet tjera të USHT-së.
Klubi studentor -Juristët e rinj dhe Dekani i F. Juridik

Publikuar: 06.11.2009 | 21:26
Lexuar: 1425 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
dardan morina (03/12/2009 02:09:49) ide e qelluar sipas mendimit tim per klub te studenteve.... une jam dardan morina dhe jam student ne fakultetin juridik ne vitin e I jam shum i kenaqur me profa por edhe me shpjegimin e tyre por une deshiroj qe te kem angazshime edhe ne aktivitete te tjera te fakultetin ton me respekte dardani
aferdita (09/01/2010 21:48:52) Jam studente ne fakultetin juridik ne vitin e par,te disperzuar ne shkup,poashtu edhe un jam shum e kenaqur qe keni menduar te formoni nje klub te studenteve "Juristet e rinj",por kisha dashur te dergoj nje lutje deri te kryetaret qe edhe ne ketu ne shkup te mos na len anash sikur te huaj,sepse edhe ne jemi juristet e ardhshem te cilet kishin dasht te marin pjes ne aktivitetet e ndryshme.....
Ju faleminderit per mirkuptim.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime