"Po tentojmë në çdo mënyrë të arrijmë deri te zgjidhja. Tani ndërmjetësi Metju Nimic, i ka ftuar negociatorët kështu që jemi në pritje për të parë se çfarë porosishë do të dalin nga ky proces që po zhvillohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe që gëzon respektin tonë", deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.
Disa ditë para vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, presidenti shprehu bindjen se ky kontest po shkon drejt mbylljes përfumdimtare. Ai tha se kurrë më parë nuk ka pasur strategji më të përbashkët ne kreun e shtetit për zgjidhjen e këtij kontesti disa vjeçar me Greqinë.
"Po tentojmë në çdo mënyrë të arrijmë deri te zgjidhja. Tani ndërmjetësi Metju Nimic, i ka ftuar negociatorët kështu që jemi në pritje për të parë se çfarë porosishë do të dalin nga ky proces që po zhvillohet në kuadër të Kombeve të Bashkuara dhe që gëzon respektin tonë", deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë./Alsat-M/