Qe prej 9 nentorit te vitit 1989, pjese nga muri jane pozicionuar ne vende te ndryshme ne bote; Washington Dc ne SHBA dhe ne kryeqytetin australian te Kamberres. Ne Museun e luftes se Londres nje pjesez e murit eshte nje mase qe kujton histori.
Ku eshte tani muri i Berlinit?
Per 28 vjet muri i Berlinit ka ndare Gjermanine Lindore nga ajo Perendimore. Ne dy dekada pas renies se perdes se hekurt, turistet vijne ne Berlin per te gjetur gjurme te ndarjes se qytetit.
Nje vije e dyfishte me pllaka guri shenon udhen qe kishte dikur muri. Segmente te tjara jane te shperndara neper qytet sikunder dhe ne galerine ne pjesen lindore te qytetit: ata jane permendore perkujtuese te momenteve me te erreta te se shkuares.
Qe prej 9 nentorit te vitit 1989, pjese nga muri jane pozicionuar ne vende te ndryshme ne bote; Washington Dc ne SHBA dhe ne kryeqytetin australian te Kamberres. Ne Museun e luftes se Londres nje pjesez e murit eshte nje mase qe kujton histori.
"Mendoj se njerezve u ben mire te kujtojne sesi qeverite mund te arrijne te ndajne njerez, qofte dhe kur ata flasin te njejten gjuhe apo ndajne te njejten kulture e megjithate ka ndarje fizike ." -shprehet nje vizitore e muzeumit.
Keto segmente gjeten vend dhe ne Korene e Jugut. Me ndasine aktuale te gadishullit korean prezenca e ketyre pjesezave perben nxites per reflektim.
"Kur kjo pjese muri u vendos ne Korene e Jugut, menduam se bashkimi do vinte shpejt por deri tani muri qendron ne heshtje. Mendoj se ky mur mund te kete kuptim vetem nese te dyja Korete bashkohen perfundimisht. Shpresoj qe shpirti i murit te Berlinit do mund te beje bashkimin real." - shprehet nje kalimtar i rastit prane segmentit te murit te Berlinit.
Nderkohe qe Gjermania feston 20-vjetorin e bashkimit, vemendja duhet te drejtohet kah shume vende te botes ku mure qendrojne ende ngritur apo jane ne ndertim.