Unë nuk mendoj që takimi mes meje dhe Cërvenkovskit, është takim i skenarëve dhe prapavijave, është një takim mjaft i natyrshëm, mes dy njerëzve që kanë përgjegjësi njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë, por nuk domethënë që opozita nuk luan rol vendimtar në momente të caktuara historike, u shpreh Ahmeti.
Krerët e LSDM-së dhe BDI-së, Cërvenkovski dhe Ahmeti, sot në Reçicë të Tetovës, në një takim të përbashkët, diskutuan zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë procesin e integrimit të vendit në strukturat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Dy liderët konfirmuan edhe një herë mbështetjen e tyre ndaj kryeministrit Gruevski, për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Çdo solucion çdo zgjidhje që është e pranueshme për Gruevskin, e që në vete përmban edhe garanci për ruajtjen e identitetit kombëtar maqedonas, pra ruajtjes së gjuhës sonë dhe të kombit maqedonas, ne e pranojmë prej përpara. Dhe dua të them që qëndrim më konstruktiv se ky i LSDM-së as nuk ekziston e që as mund të ekzistojë, deklaroi Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Sigurova zotin Cërvenkovski se ne jetësisht jemi të interesuar, që Maqedonia të zë vendin e merituar pranë strukturave evropiane dhe të NATO-s. Sigurova Cërvenkosvskin që ne si BDI, do jemi pjesë konstruktive dhe e dobishme në drejtim të zgjidhjes së problemeve, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Pyetjes nëse ky takim është në frymën e ushtrimit të presionit ndaj Gruevskit për zbutjen e qëndrimeve të tij rreth çështjes së emrit, të dy liderët deklaruan se ky është takim normal dhe se nuk ka asnjë inskenim paraprak.
Absolutisht ju siguroj se takimi mes meje dhe Ahmetit nuk është asnjëfarë presioni ndaj kryeministrit Gruevski. Përkundrazi mund të llogaritet si inkurajim, deklaroi Cërvenkovski.
Unë nuk mendoj që takimi mes meje dhe Cërvenkovskit, është takim i skenarëve dhe prapavijave, është një takim mjaft i natyrshëm, mes dy njerëzve që kanë përgjegjësi njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë, por nuk domethënë që opozita nuk luan rol vendimtar në momente të caktuara historike, u shpreh Ahmeti.
Ky është takimi i parë mes Cërvenkovskit dhe Ahmetit, që kur kreu i LSDM-së ndodhet në krye të partisë pas përfundimit të mandatit të presidentit të shtetit.
Bashkim Sulejmani