E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas, kryetarit të komunës së Bogovinës, Idrizi, të gjitha procedurat rreth këtyre punëve kanë përfunduar dhe shumë shpejt presim që këto punë dhe të konkretizohen nga ato firma të cilat arritën t'i fitojnë tenderet. Në këtë rast, fjala është për rrugët komunale: -Bogovinë-Zherovjan dhe rrugës Siniçan-Sellarcë e Epërme.
Sigurohen fonde pėr ndėrtimin e rrugėve komunale: Bogovinė-Zherovjan dhe rrugės Siniēan-Sellarcė e Epėrme











Kaluan projektet për ndërtimin e rrugëve komunale: Bogovinë-Zherovjan
dhe rrugës Siniçan-Sellarcë e Epërme

Kur flasim për misonin e Bankës Botërore në Maqedoni, konkretisht në komunat shqiptare dhe për ecurinë e projekteve të shumta, gjithsesi se këtu duhet të kemi për bazë fakte konkrete, me çka do rezultoj se e përgjithshmja e këtyre punëve ka pasur rezultate të prekshme. Konsiderojmë se, edhe Komuna e Bogovinës është një prej vendeve që ka përfituar projekte, fonde dhe grante nga Banka Botërore.

Kështu, për të përfituar në kohë dhe në projekte serioze, gjithsesi se kërkohet një përkushtim shumë i veçantë, na tha kryetari i Komunës së Bogovinës z.Hazbi Idrizi, për të konkrtizuar faktin se Banka Botërore është një institucion shumë serioz dhe, si institucion relevance ka forma rigoroze të kontrollit dhe auditimit të vazhdueshëm.

Misioni i kësaj banke nuk është thjeshtë dhënia e kredive dhe e fondeve financiare, por nxitja e vetëpunësimit, krijimi i formave të reja të punës që krijonte ndryshime në shumë sektorë të jetës së qytetarëve si dhe ndryshime në mentalitet. Për tu ndërlidhur me temën konkrete, këtu duhet të kemi për bazë një segment shumë të natyrshëm.

Fshati Sellarce


Është e logjikshme se, gjatë aplikimit në këto fonde ka edhe probleme me vonesën e projekteve ose me mos përgatitjen e projekteve sipas standardeve të kërkuara nga Banka Botërore. Ndërkaq, si fatmirësi e punëve në vazhdimësi, Komuna e Bogovinës arriti që në kohë të duhur të përfitoj dy projekte konkrete në infrastrukturë, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve komunale.

Sipas, z. Idrizi, të gjitha procedurat rreth këtyre punëve kanë përfunduar dhe shumë shpejt presim që këto punë dhe të konkretizohen nga ato firma të cilat arritën t'i fitojnë tenderet. Në këtë rast, fjala është për rrugët komunale: -Bogovinë-Zherovjan dhe rrugës Siniçan-Sellarcë e Epërme.

Për konkretizimin e këtyre projekteve është bërë një punë sistematike dhe me interes të veçantë për komunën tonë , tha z. Hazbi Idrizi.

Publikuar: 11.11.2009 | 15:12
Lexuar: 1546 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
asmir (02/08/2010 20:10:33) a do ndicet ene kjo rug
Ne Mergim (05/04/2011 06:57:04) Cka u be me fondet qe ishin te dedikuara per rugen e ciflikut(nga uje sjellesi e lart) ne fshatin sellarc....si duket favorizimi zuri vend .....ka qen si duket ne plan qe te behet me betomenka po ne moment te fundit esht ndryshuar proekti pse.....shoku kryetar.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime