E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nxënësit nesër kthehen sërish në mëpër shkolla. Greva e arsimtarëve, e cila zgjati tetë ditë, mbaroi. SASHK dhe Ministria e arsimit, pas katër orë bisedimesh, arritën marrëveshje për kërkesat e Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës.
Tė gjithė nė shkolla, greva mbaroi!
Greva e arsimtarëve mbaroi pasi Ministria e arsimit dhe SASHK u morrën vesh për plotësimin e kërksave të Sindikatës, vendime për mësuesit, 3.200 denarë për ushqim, ndërsa rrogat do të rriten prej vitit 2010.

Nxënësit nesër kthehen sërish në mëpër shkolla. Greva e arsimtarëve, e cila zgjati tetë ditë, mbaroi. SASHK dhe Ministria e arsimit, pas katër orë bisedimesh, arritën marrëveshje për kërkesat e Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës.

Ministri i Arsimit Pero Stojanovski dhe kryetari i SASHK-ut Dojçin Cvetanovski formosën marrëveshjet kolektive për arsimin fillorë dhe të mesëm, të cilat do të hynë në fuqi menjëherë, me përjashtim të rritjes së rrogave, të cilat do të rriten prej 1 janarit të vitit 2010. Prej marsit të vitit të ardhshëm të gjithë të punësuarit me kohë të caktuar do të pranohen në marrëdhënie të rregulltë pune, ndërsa prej qershorit arsimtarët do të marrin nga 3.200 denarë për ushqim, e cila do t'ju llogaritet në paga.

Kryetari i SASHK-ut Dojçin Cvetanovski tha se prej nesër normalizohet puna nëpër të gjitha institucionet që ishin në grevë. "Kjo do të thotë punë normale në çerdhe, mësim i rregulltë në shkollat fillore dhe të mesme dhe punë normale nëpër të gjitha entet e kulturës", tha Cvetanovski.

Ministri i Arsimit Pero Stojanovski tha se me Sindikatën kishin nënshkruar marrëveshjet kolektive më të mira që janë arritur deri tani për arsimin. "këto marrëveshje do të jenë shembull, si dhe në çfarë mënyrë duhet të përgatiten marrëveshjet kolektive", theksoi ministri Stojanovski.

Publikuar: 03.12.2008 | 01:18
Lexuar: 991 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime