Qeveria, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe komisionet kuvendore për vlerësim të dëmeve, në pajtim me normat dhe procedurat ligjore, tashmë kanë ndërmarrë masa për grumbullimin e informatave në drejtim të përcaktimit të llojit të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig dhe përcaktimi i madhësisë së dëmit në çdo njësi tek e cila është shkaktuar dëmi.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ti ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet përmes të cilave do t'u ndihmohet komunave dhe qytetarëve që të kompensohet dëmi eventual i pronës së amvisërive për shkak të reshjeve disaditore të vrullshme të shiut që kapluan disa pjesë të vendit.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe institucionet e saja të angazhuara për këtë sferë, tashmë disa ditë kanë aktivitete intensive për parandalim të fatkeqësive më të mëdha dhe sanimin e pasojave nga reshjet e rrëkeshme, me çrast është reaguar në pajtim me protokollet për përballje me fatkeqësitë elementare, theksohet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.
Qeveria, Qendra për menaxhim me kriza, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim dhe komisionet kuvendore për vlerësim të dëmeve, në pajtim me normat dhe procedurat ligjore, tashmë kanë ndërmarrë masa për grumbullimin e informatave në drejtim të përcaktimit të llojit të dëmeve të shkaktuara nga moti i lig dhe përcaktimi i madhësisë së dëmit në çdo njësi tek e cila është shkaktuar dëmi.
Prej aty informojnë se pas përpunimit të të dhënave nga ana e Komisionit republikan për vlerësim të dëmeve, Qeveria e Maqedonisë dhe instiucionet dhe organet e saj do të ndajnë mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara eventuale në çdo njësi tek e cila është konstatuar gjendja faktike.
Në kumtesë theksohet se institucionet e sistemit me kohë do të ndihmojnë në sanimin e pasojave nga moti i lig.