E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nju Jork - Presidenti amerikan Barak Obama është njeriu me ndikimin më të madh në botë, sipas një sondazhi të revistës prestigjioze “Forbes”.
Obama njeriu me ndikimin mė tė madh nė botė













Pas Obamës renditen me radhë, lideri kinez Hu Jintao dhe kryeministri rus Vladimir Putin. Në vendin e katërt ndodhet shefi i Drejtorisë për Rezervat Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, ndërsa në vendin e pestë janë themeluesit e "Google", Sergey Brin dhe Llary Page.

Ndërmjet 30 personave të parë më me ndikim në planet ndodhen politikanë dhe liderë evropianë, si kryeministri italian Silvio Berluskoni, vendi 12-të, kancelarja gjermane Angela Merkel, e 15-ta, dhe kryeministri britanik, Gordon Braun, i 29-ti.

Presidenti rus Dmitri Medvedev është i 43-ti, ndërsa shefi i shtetit francez, Nikola Sarkozi është në vendin e 56-të.

Në sondazhin e "Forbes"-it thuhet se terroristi më i kërkuar në botë, Osama bin Laden është në vendin e 37-të. I fundit në listë, i 67-ti, ndodhet presidenti venezuelian, Hugo Çavez.

Vlerësimi i revistës është kryer në bazë të katër kritereve: nëse personi ka ndikim ndaj një numri të madh njerëzish, çfarë burime financiare disponon, nëse ndikimi i tij shtrihet në shumë sfera dhe mënyra si përdor ndikimin e tij.

Publikuar: 12.11.2009 | 12:09
Lexuar: 555 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime