E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare", - pohoi Kadare.
Kadare:









"E penguara, requiem për Linda B", romani i ri i Ismail Kadaresë i kushtohet vajzave shqiptare të internuara. Kështu e përmblodhi përsëri homazhin me pak fjalë shkrimtari gjatë prezantimit të djeshëm të veprës së tij komplete.

Në këtë mënyrë ai përgënjeshtroi lajmin e dhënë në disa të përditshme se ky roman i kushtohet Drita Çomos, vajzës së Liri Belishovës. "Libri flet për një njeri të penguar.

Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri.

Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare", - pohoi Kadare. Përmbledhja me 20 vëllime e krijimtarisë së Kadaresë është përgatitur dhe botuar nga shtëpia botuese "Onufri". Një letërsi e shkruar në harkun kohor të gjysmë shekulli. /Jorida Pasku, Shekulli/


Tek të rejat e "Veprës së Plotë" janë futur romani "Aksidenti" botuar së pari në frëngjisht dhe eksperimenti letrar, siç e quan autori, "Sorkadhet e trembura" një rrëfim për skenar filmi artistik.

Publikuar: 13.11.2009 | 19:30
Lexuar: 1143 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
dafina (31/01/2010 00:22:17) Kadare eshte dhe do te mbetet njeri nder shkrimtaret me te medhenje qe ka pasur ndonjehere populli dhe kombi shqiptare.Ai meriton nobelin.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime