E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, e vlerësoi mjaft pozitiv raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, drejt anëtarësimit në BE. Në tribunën shkencore “Sfidat dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimeve evropiane”, morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues të diplomacisë nga vendet e rajonit.
Integrimi, perspektiva e vetme e Maqedonisė dhe Ballkanit










Në USHT, u organizua Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor.


Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, e vlerësoi mjaft pozitiv raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë, drejt anëtarësimit në BE. Në tribunën shkencore “Sfidat dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimeve evropiane”, morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues të diplomacisë nga vendet e rajonit.

Fakulteti Juridik i USHT-së, organizoi Tribunën shkencore me temën “Sfidat dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimeve evropiane”. Me këtë rast në hapjen e punimeve të kësaj Tribune, morrin pjesë euroambasadori Ervan Fuere, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, deputetë të parlamentit republikan si dhe një numër mjaft i madh i profesorëve dhe studentëve të USHT-së.

Në hapej të kësaj tribune, dekani i Fakultetit Juridik Mr.sc. Agim Nuhiu, theksoi se shkak për mbajtjen e kësaj tribune veç tjerash është edhe publikimi i Raportit të Komisionit evropian për përparimin e Maqedonisë në vitin 2009, në rrugën e përgatitjeve për anëtarësim në BE. Raport ky që siç theksoi dekani Nuhiu, është një vazhdimësi i vlerësimeve të strukturave të njëjta që Komisioni evropian në mënyrë të rregullt ka informuar Këshillin dhe Parlamentin evropian për përparimin e arritur nga ana e vendeve të Ballkanit perëndimor.
Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor


Rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron Reka, duke folur para të pranishmëve tha se këto ditë, kur Evropa shënon 20 vjetorin e rënies së Murrit të Berlinit, vendeve të Ballkanit perëndimor, mes tyre edhe Republikës së Maqedonisë, u mbeten ende sfida drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat euroatlantike, si e ardhmja dhe perspektiva e vetme e këtij rajoni.

“Integrimi në BE i vendeve të rajonit, për Republikën e Maqedonisë është qëllim strategjik, prandaj ne jemi të vetëdijshëm se kjo do të thotë reformë rrënjësore edhe në harmonizimin e legjislaturës vendëse me legjislaturën evropiane dhe respektimin e plotë të standardeve të BE-së. Duke u nisur nga Marrëveshja për stabilizim-asocim dhe nga të ashtuquajturat kritere të Kopenhagës, Maqedonia shumë seriozisht ka punuar në miratimin dhe implementimin e tyre ligjeve të miratuara pikërisht në këtë frymë dhe në drejtim të këtyre procese integruese, Republika e Maqedonisë ka bërë hapa cilësorë në realizimin e këtyre përcaktimeve strategjike”, theksoi rektori Agron Reka.

Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor

I pranishëm në tribunën e sotme shkencore që u zhvillua në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, ishte edhe Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, i cili në fillim të fjalës së tij, të pranishmit i përshëndeti në gjuhën shqipe, duke theksuar se është mjaft i lumtur që gjatë ditës së sotme është USHT, duke shtuar se kontributi i të gjithëve e në veçanti kontributi i studentëve është mjaft i rëndësishëm për ardhmërinë evropiane të Maqedonisë.

Ambasadori Fuere më pas theksoi se edhe më i lumtur është për faktin se gjendet në mesin e siç i quajti ai miqve, pikërisht në periudhën gjatë së cilës kanë ndodhur shumë zhvillime. Ai me këtë rast përmendi rekomandimin e Komisionit Evropian me rastin e shpalljes së strategjisë për zgjerim të deklaruar më 14 Tetor, si një hap shumë të rëndësishëm drejt zhvillimeve në rrugën e Maqedonisë, drejt integrimit në BE.

“Ky rekomandim që gjithashtu do të thotë dhënie e datës për fillimin e negociatave është edhe një mirënjohje për punën që kanë bërë liderët e këtij vendi, përfaqësuesit e partive politike, për konsensusin e gjithmbarshëm që kanë arritur, me qëllim që të arrihen ato zhvillime që ndodhën, sidomos gjatë muajve të fundit. Ai poashtu përshëndeti edhe kontributin e shoqërisë civile, e cila sipas tij paraqet një inkurajim të mëtejshëm për liderët e vendit dhe liderët e partive politike, të vazhdohet me reformat, me qëllim që vendi të përparojë edhe më shumë, drejt anëtarësimit në BE”, theksoi ambasadori Fuere.
Pjesmarresit ne Tribunën shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor

Ai më tej theksoi se rekomandimi i Komisionit evropian potencon përparimin që është arritur në shumë fusha, mirëpo në të njëjtën kohë vëren edhe për limitë në të cilat mbeten edhe shumë punë për të bërë, siç është Marrëveshja e Ohrit, dhe në këtë aspekt Raporti i Komisionit Evropian është shumë i qartë se Marrëveshja e Ohrit mbetet si një pjesë vitale e vendit dhe vendi patjetër duhet të përqendrohet në implementimin e kësaj marrëveshje e cila do ta përmirësojë kooperimin ndëretnik në vend, dhe duhet të vazhdohet me të gjitha përpjekjet për implementimin e plotë të kësaj marrëveshje.

Raporti poashtu në sferën e arsimit, rekomandon të bëhen përpjekje për promovimin e bashkëpunimit ndëretnik, duke potencuar se një ndër përparësitë më të mëdha të Maqedonisë, është karakteri multietnik i vendit dhe patjetër duhet të promovohet tolerance si dhe respekti në mes të gjitha komuniteteve etnike në Maqedoni. Euroambasadori Fuere, poashtu theksoi se që nga data 30 Nëntor të gjitha vendet e BE-së do të duhet të aprovojnë vendimin për liberalizimin e vizave me Maqedoninë.

Rektori i USHT-së, Doc.dr. Agron, eurambasadorit Ervan Fuere, i dhuroi nje pllaketë me emblemën e universitetit, si dhe me datën e themelimit, vitin 1994.

Në tribunën shkencore “Sfidat dhe perspektivat e vendeve të Ballkanit perëndimor drejt integrimeve evropiane”, që e organizoi Fakulteti Juridik i USHT-së, me kumtesat e tyre u prezantuan dekani i Fakultetit ekonomik të USHT-së, Dr. Petrit Pollozhani, prodekani i Fakultetit Juridik, Mr. Bujar Ahmedi, Dr. Ylber Sela, profesor në USHT dhe UEJL, Dr. Vladimir Lame nga Universiteti Epoka i Tiranës, Visar Fetaj dhe Adriatik Kryeziu nga Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Kosovës, Dhurata Milori nga Shqipëria si dhe Agnesa Rusi nga Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Maqedonisë.



Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor
Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor
Rektori Reka duke i dhuruar medalje Ambasadorit Fuere
Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor
Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor
Tribunë shkencore për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit perëndimor

Publikuar: 14.11.2009 | 02:25
Lexuar: 1240 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime