E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 15 nëntorit dhe pret që procesi të zhvillohet normalisht. Po ashtu është konfirmuar se edhe procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër 36 komuna është bërë në mënyrë të sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem, ndërsa që në këtë proces është angazhuar maksimalisht edhe Policia e Kosovës.
Heshtje zgjedhore nė Kosovė







Sipas ligjit, dita e shtune është heshtje zgjedhore, ndërkaq të dielën mbahen zgjedhjet e para lokale në Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, si dhe zgjedhjet e para që administrohen plotësisht nga vendorët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet e 15 nëntorit dhe pret që procesi të zhvillohet normalisht. Po ashtu është konfirmuar se edhe procesi i shpërndarjes së materialit zgjedhor nëpër 36 komuna është bërë në mënyrë të sigurt dhe se nuk ka ndodhur asnjë problem, ndërsa që në këtë proces është angazhuar maksimalisht edhe Policia e Kosovës.

Kësaj radhe zgjedhjet për kryetarë të komunave mbahen me lista të hapura dhe votuesi ka mundësinë të zgjedhë vetëm një kandidat.
Në bazë të sistemit zgjedhor të votimit për kryetarë të komunave në rrethin e parë fiton kandidati që ka fituar 50 për qind plus një votë, ndërsa nëse kjo nuk arrihet organizohet raundi i dytë mes dy kandidatëve të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.

Nw këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë 74 subjekte politike të certifikuara nga KQZ-ja më 30 shtator, prej tyre 37 janë parti politike, 19 janë iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe dy koalicione. Në këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë gjithsejtë 1,563,741 qytetarë të Kosovës.

Publikuar: 14.11.2009 | 20:28
Lexuar: 412 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime