E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Bollain njihet nga publiku shqiptar me filmat "Jugu" i regjisorit Víctor Erice apo "Tokë dhe Liri" i britanikut Ken Loach. Në filmin e saj të fundit, protagonistet femra, "mataharis", përfshihen në punën e tyre si dedektive, në situata ku janë në lojë të drejtat personale, çështjet etike dhe problemet sociale të aktualitetit.









Takimi i kësaj të premteje me kinemanë spanjolle do të jetë me "Mataharis", një produksion i vitit 2007, e regjisores Icíar Bollaín, artiste me një filmografi të pasur si aktore dhe regjisore.

Bollain njihet nga publiku shqiptar me filmat "Jugu" i regjisorit Víctor Erice apo "Tokë dhe Liri" i britanikut Ken Loach. Në filmin e saj të fundit, protagonistet femra, "mataharis", përfshihen në punën e tyre si dedektive, në situata ku janë në lojë të drejtat personale, çështjet etike dhe problemet sociale të aktualitetit.

Icíar Bollaín i lindi idea për këtë xhirim pasi lexoi një njoftim në gazetë mbi një agjenci dedektivësh kinezë të përbërë nga gra, në të cilën thuhej që ishin shumë të afta dhe që në përgjithësi intuita, durimi dhe dhuntia e vëzhgimit, ndërmjet karakteristikave të tjera të grave, janë shumë të aplikueshme në punën investiguese.

Ky është konteksti i filmit, por në thellësi të tij shtrihen tema të tjera si ajo e dashurisë, zhgënjimit, bashkëjetesës apo mungesës së komunikimit në çift.
Filmi do të shfaqet në Akademinë e Filmit dhe Multimedias "Marubi", sonte, ora 19:00.

Publikuar: 14.11.2009 | 20:40
Lexuar: 554 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime