Gruevski theksoi se paralelisht, do të punohet edhe nëpër media, me fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Për këtë aksion, qeveria ka ndarë 21 milion denarë.
Sot u shënua nisma për shpërndarjen e 20 mijë koshave të mbeturinave, në kuadër të aksionit të Ministrisë së Ekologjisë. Kryeministri Gruevski përshëndeti aksionin si një mënyrë për të zgjidhur problemi i mbeturinave nëpër shumë qytete të Maqedonisë.
Gruevski theksoi se paralelisht, do të punohet edhe nëpër media, me fushata për ndërgjegjësimin e qytetarëve. Për këtë aksion, qeveria ka ndarë 21 milion denarë.
Kjo është pjesë e aksionit tonë që e filluam rreth para një viti e gjysmë. Për zvogëlimin e mbeturinave në vendin tonë, aksion i cili përkrah pastrimit të lumenjve, të vendeve ku janë hedhur shumë mbeturina, u vendosën edhe gjoba të reja për ata të cilët bëjnë mbeturina jashtë ligjit.
Unë jam i bindur se, arsye e vetme për hedhjen e mbeturinave nëpër rrugë nuk është vetëm mungesa e koshave.... Duhet të punojmë edhe në kulturën e përgjithshëm prandaj kemi përgatitur edhe fushatë në media për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve, thotë kryeministri Nikolla Gruevski.