Për momentin në klinikë, gjenden 25 pacient, tek 11 prej të cilëve është konfirmuar virusi, ndërsa të tjerët me probleme respiratore. Që nga fillimi i gripit, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 273 raste pozitive, nga ato 200 janë shëruar me sukses, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje stabile.
Rritet me hapa të mëdhenj, nga dita në ditë, shifra e të prekurve nga virusi H1N1. Sipas autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 35 raste të reja me gripin e ri të derrave. Në klinikën për sëmundje infektive, janë shtruar 4 persona, dhe në të njëjtën kohë, 4 pacientë janë lëshuar për kurim shtëpiak, pas shërimit të plotë.
Për momentin në klinikë, gjenden 25 pacient, tek 11 prej të cilëve është konfirmuar virusi, ndërsa të tjerët me probleme respiratore. Që nga fillimi i gripit, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 273 raste pozitive, nga ato 200 janë shëruar me sukses, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje stabile.
Në Shqipëri, numri i të prekurve nga virusi H1N1 ka shkuar në 76. Autoritetet shëndetësore thanë se po ekzaminohen mbi 20 kampione të tjera, nga spitalet kryesore të vendit, të cilat mund të rezultojnë pozitive. Megjithatë, sipas tyre, situata është nën Kontroll. Në Prishtinë ndërkohë, 15 raste të tjera janë regjistruar 24 orëve të fundit, por asnjë prej tyre në gjendje të rëndë. Situata paraqitet më kritike në enklavat serbe, të cilët nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me autoritet shëndetësore të Kosovës.
Greqia sapo shpalli gjendjen kombëtare të pandemisë së gripit të derrave. Deri tani kanë vdekur 7 ndërsa 332 janë konfirmuar të prekur, vetëm brenda javës. Autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim, por popullata shprehet dyshuese. Në gjithë vendin janë mbyllur mbi 185 shkolla. Situata e rëndë nga gripi H1N1 paraqitet edhe në Turqi, ku numri i viktimave ka shkuar në 60. Por, shifër alarmante paraqitet në SHBA, 3900 të vdekur. Të dhënat flasin se 90 për qind e viktimave nga gripi i ri, janë fëmijë dhe të moshuar, mbi 65 vjeç. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri tani nga gripi i derrave në gjithë botën kanë gjetur vdekjen mbi 6.000 persona. Gripi i derrave shpërtheu në Meksikë në muajin prill, prej nga u shpërnda gati në gjithë globin.