Në forumin e sivjemë të BEAP-it do të shqyrtohet ripërtëritja ekonomike, liberalizimi i tretisë dhe bisedimet për ndryshimet klimatike.
Në Singapor sot filloi takimi i kreut të Bashkëpunimit ekonomik aziatiko-paqesor (BEAP).
Presidenti amerikan Barak Obama akoma nuk ka arritur në forum. Ai do t'u bashkangjitet kolegëve të tjerë, mes të cilëve janë presidentët e Rusisë dhe Kinës, Dmitrij Medvedev dhe Hu Xhintao, dy orë para afatit të parashikuar kohor, për arsye se udhëton më herët nga Tokio.
Në Singapor veçmë ndodhet sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton.
Ndërkohë, Peru njoftoi se do ta braktisë samitin e BEAP-it në Singapor, pas zbulimit se një oficer ushtarak peruan ka spiunuar për Qeverinë e Kilit.
"Ky incident do të thotë se më herët do të kthehemi në Lima. Për ne është shumë e rëndësishme që kjo të sqarohet dhe të hulumtohet", theksoi shefi i diplomacisë peruane Hoze Garsia Belaunde.
Ai deklaroi se ambasadori i Perusë në Kili është marrë në Lima për shkak të konsultimeve, sepse shërbimet e sigurisë peruane kumtuan se kanë arrestuar një oficer nga përbërja e forcave të aviacionit ajror dhe po i hulumtojnë akuzat se ai ka qenë i paguar të spiunojë për Qeverinë e Kilit.
Në forumin e sivjemë të BEAP-it do të shqyrtohet ripërtëritja ekonomike, liberalizimi i tretisë dhe bisedimet për ndryshimet klimatike.
Për nesër pritet takim në mes Obamës dhe Medvedevit, në të cilin do të bisedojnë për çarmatimin bërthamor, luftën në Afganistan dhe përproblemet me programin bërthamor të Iranit dhe Koresë Veriore.
Në BEAP janë të anëtarësuara 21 vende, me gjithsej popullatë prej 2,6 miliardë njerëzve, që përfaqëson 40 për qind nga popullata botërore. Ato përfaqësojnë 54,2 për qind nga BPV-ja botërore dhe 43,7 për qind nga tregtia botërore