Maradona i cili ishte nën presion në prag të kësaj ndeshjeve, bëri kritika të ashpra të transmetuara drejtpërdrejtë në televizion, ndaj gazetarëve dhe kritikëve pas takimit.
Selektori i Argjentinës, Diego Maradona është dënuar nga detyra e tij për dy muaj nga FIFA për shpërthimin e ashpër pas fitores ndaj Uruguait, muajin e kaluar. Maradona i cili ishte nën presion në prag të kësaj ndeshjeve, bëri kritika të ashpra të transmetuara drejtpërdrejtë në televizion, ndaj gazetarëve dhe kritikëve pas takimit.
Fitorja 1-0 i siguroi Argjentinës kualifikimin për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Dënimi do të qëndroj nga 15 nëntori deri 15 janar 2010, që nënkupton se roli i tij si selektor nuk do të ndikohet për Kampionatin botëror.