E martë, 2.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sekreti i saj është konsumimi i sa më shumë perimeve jeshile, të cilat janë të pasura me substanca dizintoksikuese, përmbajnë pak kalori dhe japin një ndjesi ngopje.
Dietė e shėndetshme: Humbisni 2-3 kg pėr 1 javė
- Kjo dietë është cilësuar sipas dietologëve britanikë mjaft e shëndetshme.

Sekreti i saj është konsumimi i sa më shumë perimeve jeshile, të cilat janë të pasura me substanca dizintoksikuese, përmbajnë pak kalori dhe japin një ndjesi ngopje.

Madje dietologët e rekomandojnë të mbahet pothuajse një javë nga të gjithë sepse ndihmojnë jo vetëm për rënien në peshe, por edhe për të pastruar trupin dhe për t’u ndjerë më të lehte.

Dita e parë

Mëngjes: Një filxhan caji me kos pa yndyre + 2 lugë gjelle corn flakes

Paradreke: Një fetë bukë të zezë + 1 fete të hollë djathë light (i lehtë)

Drekë: Sallatë me lakër-karrote+1 filxhan caji qiqra të ziera+ 1 luge gjelle vaj ulliri

Pasdite: 1 frut kivi

Darkë: Një tas të vogël me sallatë jeshile dhe qepë të njomë + konservë peshku ton

Dita e dytë

Mëngjes: 1 fetë buke me 1 fetë sallam diete dhe 1 fetë djathë kackavall light

Paradreke: 1 portokall

Drekë: 2 filxhan caji spinaq me oriz dhe 1 fetë të vogël buke të zezë

Pasdite:1 kos të vogël

[b]Darke:
1 vezë të zier + 1 filxhan caji perime të ziera në avull (brokoli+karota+laker)

Dita e tretë

Mëngjes: 1filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes

Paradreke: 1 fetë bukë integrale+ 1 fetë sallam

Dreke: 1 filxhan caji oriz të zier me 1 lugë djathë kackavall të grirë+sallate perimesh të ziera në avull

Pasdite: 2 kërpudha të pjekura me pak lëng limoni

Darkë: lakra të egra + 1 fileto peshku

Dita e katërt

Mëngjes: 1 filxhan qumësht + 1 filxhan corn flakes të tipit All Bran

Paradreke: 1 portokall + 2 arra

Drekë: 1 filxhan fasule pllaqi të furrës+ sallatë jeshile dhe karrotë të zier + 1 fetë bukë integrale (thekre)

Pasdite: 1 kos të vogël + 1 mollë jeshile

Darke: 1 pjatë supë pule ose 1 pjatë sallatë me perime të ziera në avull

Dita e pestë

Mëngjes: 1 banane + 1 filxhani djathë (cottage)

Paradreke: 1 sanduic të vogël me dy feta të holla buke dhe 1 fetë djathë+1 fete sallam+1 gjethe sallatë jeshile

Drekë: 1 pjatë të cekët me thjerrëza + 1 lugë uthull

Pasdite: Sallatë frutash me 1 portokalle+ 1 mandarinë +1 mollë + 1 kivi+1 kos

Darkë: 1 pjatë supë peshku ose supë pule

E shtuna dhe e diela mund të hani normalisht duke plotësuar deshirën tuaj edhe me ndonjë embëlsirë të vogël. Por kujdes, mos e teproni. Mund ta praktikoni si dietë herë pas herë sepse është mjaft e shëndetshme. (mia)

Publikuar: 26.01.2013 | 12:46
Lexuar: 736 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime