Në ditën e dytë të Kampionatit evropian në hendboll për femra, u zhvilluan ndeshjet e grupeve A dhe B. Ndeshja kryesore u zhvillua në palestrën "Boris Trajkovski" ku Danimarka me shumë vështirësi mundi Francën me rezultat 24:23.
Danimarka me shumë vështirësi mundi Francën me rezultat 24:23, ndërsa në ndeshjen e dytë të grupit A, Rumania ishte më e mirë se Hungaria duke e mundur me rezultat 27:21.
Në ditën e dytë të Kampionatit evropian në hendboll për femra, u zhvilluan ndeshjet e grupeve A dhe B. Ndeshja kryesore u zhvillua në palestrën "Boris Trajkovski" ku Danimarka me shumë vështirësi mundi Francën me rezultat 24:23.
Në ndeshjen e dytë të grupit A, Rumania ishte më e mirë se Hungaria dhe e mundi atë me rezultat 27:21. Në grupin B, Ukraina deklasoi Portugalinë duke e mposhtur me rezultat bindës 38:24, ndërsa Norvegjia edhe pse pritej të merr fitore të lehtë kundër Spanjës, ata barazuan me rezultatin 21:21.
Organizatorët e kampionatit evropian në Hendboll, nga dita e sotme kanë ulur çmimet e biletave për ndjekjen e ndeshjeve. Prej sot biletat për dy ndeshje në vend 900 denarë, do të mund të sigurohet për 300 denarë. ALSAT-M