Faji është te ju vet artista, talentin ja kan vlersuar në fakultetet cilët i keni kryer tani duhet të punoni, të ju kujtoj nga përvoja ime në Preshevë herën e parë nuk ishte e besueshme që në Preshevë mund të bëhet film, njerzit ishin skeptik por na ndihmuan
Opinion
Faji është te ju vet artista, talentin ja kan vlersuar në fakultetet cilët i keni kryer tani duhet të punoni, të ju kujtoj nga përvoja ime në Preshevë herën e parë nuk ishte e besueshme që në Preshevë mund të bëhet film, njerzit ishin skeptik por na ndihmuan
Shkruan:
Kastriot Saqipi
A ka apo nuk ka kulturë në Preshevë, kjo është çështja. Kështu do ta fillonte këtë shkrim Shekspiri, edhe pse po jetoj në Prishtinë jam shum i interesuar që s'paku të zhvillohet kultura dhe të afrohet rinia në fushën e teatrit dhe filmit, dhe në këtë fushë besoj se kemi kuadër të ri dhe veprimtarinë e teatrit dhe filmit mund te zhvillohet në mënyrë profesionale dhe te jemi te barabartë ose më të mirë se të tjerët jo vetëm në trojet shqiptare por edhe në Ballkan, Evrop dhe Botë do të mund të sjellim risi, e prej festivaleve të marrim edhe çmime kombëtare e ndërkombtare t'ia sjellim vendit tonë të dashur Preshevës.
Kush ka faj që spo ndodh kjo?
Kur mora inciativen ta bëj filmin e parë në Preshevë, u mblodhëm me artistat në Preshevë dhe qajtëm dertin kush i ka fajët, një zëri ishin se kët faj e bart pushteti komunal i Preshevës, unë në at kohë në mediumet cilët funksiononin në Preshevë shpreha hapur revolten ndaj Komunës dhe njerzve që udhëheqnin në atë kohë, në këto dita aktorët ishin të bashkuar dhe unanim në qëndrimet e veta.
Erdhi koha punuam edhe filmin e dytë, tash situata ndryshoj, skenaristi kishte parapar shum pak role dhe aktorët nuk mund të përfshiheshin në film, rolin fitoj ai i cili ishte më i zoti që t'i dilte në fund këtij projekti të cilit projekt nuk i diheshte fati i tij për çdo dit dështonte dhe të nesërment pas një gjumi mblidhëshmi energji të fillojm nga e para, dhe një ditë mblodhëm një ekip për të filluar filmin kishim nevoj shum për ndihm profesionale sidomos nga aktorët cilët e njohin mir dhe e kan profesion fushën e filmit, ndodhi e kundërta shum njerz ofruan ndihmën e vet që tja arrim qëllimit për ta bër edhe një film në Preshevë, por për ata që kishim nevoj më së shumti profesionistat ata bojkotuan punën tonë, mandej shkuan aq larg sa edhe në premierën e filmit nuk erdhën.
Tash pas disa mujve në Preshevë erdha dhe i pash qe ishin të ndam mes veti krejt një nga një.
Mandej u ktheva mendova edhe një herë kur erdha të punoj filmin e parë në Preshevë, në atë kohë shumë shpejt kam vendos ta bëj një film sikur sot erdha, të nesërmen kam filluar ta bëj filmin, kam biseduar pa pritur me kryetarin e komunës në atë kohë, Nadër Sadikun kam marr përkrahjen e tij të pa rezerv dhe plus na ka ndihmuar me mjete financiare për tia arritut qëllimit ton.
Gjatë xhirimeve jemi siguruar nga komuna e Preshevës se jemi nën patronatin e saj, e njejta gjë ndodhi edhe me filmin e dytë, kryetari i kuvendit komunal Ragmi Mustafa dhe kryetari kuvendit Skender Destani na shpërblyen, krejt partit e Preshevës erdhën në premierat tona mandej të gëzuar për punën tonë të partë e qytetit mbajtën fjalime para premierës, dyert e hapura i patëm si te drejtori Behlul Nasufi, Dulla ashtu edhe te Naseri. Pra faji është te ju vet artista, talentin ja kan vlersuar në fakultetet cilët i keni kryer tani duhet të punoni, tju kujtoj nga përvoja ime në Preshevë herën e parë nuk ishte e besueshme që në Preshevë mund të bëhet film, njerzit ishin skeptik por ndihmuan, shkaku nuk ishte pse ata mendonin se ne përnime mundemi ta bëjmë një film po vlersonin sakrificen tonë, herën e dyt na ndihmuan edhe më shumë sepse ata edinin se ne jemi të zotë ta bëjm një film s'paku deri në 8 minuta ne i falëm një film prej 14 minutave dhe atyre u është rritë besimi kan premtuar se në të ardhmën do të na përkrahin edhe më shum por ne duhet të japim edhe më shum se sa kemi dhan deri tani, por kjo nuk mund të bëhet se si jeni ndarë apo me një film në vit, duhet të shkon në shtëpi të kulturës të mirrni projekte dhe ti realizoni ato me qdo kusht, nuk jeni ju aktor të hollivudit, yje që me ju dhan pare sa të doni, por i bindur jam se mundin huq nuk ja çojn çdo do parti që vjen në pushtet kulturën e financojn ata vetëm se ju duhet të dëshmoni me punë se jeni të zot për këtë, kemi dy TV në Preshevë edhe me sa di une dy në Bujanoc të paralizuara me asnjë projekt nga artistet e luginës, ku do në ballkan janë pak ata aktorë që sigurojn jet luksoze nga puna e artit, po ata jan të njohur nga shpirti i tyre fisnik që e kan ushqim shpirtror artin dhe u dhurojn njerzve knaqsi me këtë pun. pra për fund, ksaj rradhe nuk munda të pij kafe me ju, por po komunikoj me ju nëpër mjet ksaj letre të hapur që e kam titulluar një kafe me artistat e Preshevës, ju nuk jeni për drejtora as ofiqar apo ndonjë vend pune tjetër, ju jeni kultura e Preshevës, i juaja është dërrasa e talias në shtëpin e kulturës, të juajat jan kamerat e televizioneve të luginës dhe kto nuk guxon kush të u'a mohojn, nuk deshta që të ju kritikoj për të ma kthyer duke hulumtuar gjërat e kqija për mua sepse ato gjinden sa dush, po ju kritikova të punoni nëse përnime jeni artista si më keni thanë, ju dua më së shumti në botë.
Autori eshte regjisor