Me këtë Ligj nga Stema hiqet ylli pesë-cepësh dhe kështu ajo paraqet fushë të rrethuar me kallinj gruri, të cilat lidhen në maje, të thurrur me fryte të afionit dhe gjethe duhani, që janë të lidhura në fund të shiritit me laramani motivesh popullore.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë sot me 80 vota "për" dhe 18 "kundër" e votoi Ligjin për Stemën e Republikës së Maqedonisë.
Me këtë Ligj nga Stema hiqet ylli pesë-cepësh simboli i komunizmit dhe kështu ajo paraqet fushë të rrethuar me kallinj gruri, të cilat lidhen në maje, të thurrur me fryte të afionit dhe gjethe duhani, që janë të lidhura në fund të shiritit me laramani motivesh popullore.
Përdorimi i stemës në formularët për letërnjoftime do të aplikohet në afat prej dy vjetëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Në njësitë rajonale, ndërkaq, në Ministrinë e Drejtësisë në vijim është grumbullimi i nënshkrimave të nismës qytetare të inicuar nga VMRO-PP, për propozimin e tyre luan i artë-i verdhë me prapavijë të kuqe, respektivisht Stema nga viti 1620 do të jetë stema e vendit.
Paraprakisht deputetët nuk e votuan propozimin e Marjanço Nikollovit nga LSDM-ja për heqjen e Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësi dhe të drejta të tjera (lexim i dytë).