E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fund të kampionatit duhet përsëri të paraqitem ekipit të Teteksit pasi me ato kam kontratë. Gjatë verës kam pasur një ofertë shumë tërheqëse nga FC Tun në Zvicër por problemi me vonesën e vizës bëni që të dyshoi kjo ofertë, megjithatë unë shpresë se do të kem raste tjera për tu dëshmuar
Drita   ka   rast  historik  tė   kualifikohet nė  elitėn e futbollit
Mexhit Neziri, futbollit i KF Drita – Bogovinë








Shaban Sinani

Në skuadrën e futbollit “Drita” na Bogovina me lojë të mirë dhe disiplinë është veçuar mbrojtësi Mexhit Neziri, cili që nga ardhja në këtë klub është pjesë e formacionit më të mirë. Mexhit Neziri ka lindur me 2 shtator 1990 në fshatin Miletin, ka të kryer shkollën mesme , ndërsa aktualisht vijon ligjëratat në vitin e parë te Fakulteti i Edukatës Fizike parën USHT-së.

Hapat e para të futbollit, Mexhit Neziri i ka filluar në moshën 10 vjeçare në shkollën e futbollit “Besa” që drejtohej nga Nexhbedin Sinani, në moshën 12 vjeçare kalon në shkollën e Teteksit ku ka kaluara të gjitha kategoritë nga fatosat deri te ekipi seniorëve “Në çdo kategori kamë qene standard në formacionin e parë, kështu deri në ekipin e juniorëve. Kam debituar edhe në ekipin parë të Teteksit, gjatë vitit të kaluar kur garonte në ligën e dytë” thotë Mexhit Neziri i cili nga kampionati i ri është pjesë ekipit Drita nga Bogovina .

“Kryesitë e dy ekipeve kanë arritur marrëveshje që unë të huazohem në Bogovinë për një vit, dhe nuk kam gabuar pasi KF Drita është një skuadër shumë serioze me organizim të lartë dhe me qëllime të qarta”tha ai.
Në kampionatin e ri ekipi bogovinas aktualisht ndanë pozitën e tretë dhe të katërt por në bazë të orarit që ka gjasat janë shumë reale që të lufton për kreun e tabelës “ Drita ka rast historik që në fund të këtij kampionati të kualifikohet në elitën e futbollit në Maqedoni. Ka cilësi, ka kushte dhe ajo që është shumë e rëndësishme ka atmosferë të lartë në ekip. Këtë dëshmojnë rezultatet e deritanishme” tha Mexhit Neziri.

Si të gjithë futbollistë e rinj dhe cilësorë ashtu edhe Mexhiti ëndrrën që një ditë të gjendet në ndonjë ekip të njohur, por ai është i vetëdijshëm se për të realizuar këtë ëndërr duhet të dëshmohet në çdo ndeshje në ekipin Drita. “Për mua aktualisht është më e rëndësishme që të realizojmë qëllimet tona me Dritën, pastaj të shohim. Në fund të kampionatit duhet përsëri të paraqitem ekipit të Teteksit pasi me ato kam kontratë. Gjatë verës kam pasur një ofertë shumë tërheqëse nga FC Tun në Zvicër por problemi me vonesën e vizës bëni që të dyshoi kjo ofertë, megjithatë unë shpresë se do të kem raste tjera për tu dëshmuar” tha.

Pra Mexhit Neziri është një talent i futbollit i cili e dinë se vetëm me punë mund të arrin atë që e ëndërron, pra të bëhet një futbollist me emër qoftë në ekip in kua aktualisht luan, qoftë në reprezentacion ku megjithatë e ka shijuar pasi ka qen ë i ftuar në përgatitje të kategorive U-21, por ndoshta një ditë edhe në ndonjë ekip me renome.
Mezhit  Neziri kf Drita

Publikuar: 16.11.2009 | 10:32
Lexuar: 1246 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime