E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Financave i hodhi poshtë paralajmërimet e agjencisë kreditore "Standard i Purs" për qasje të zvogëluar deri te burimet e jashtme të financimit.
Maqedonia nuk do tė bėj ndryshimin e kursit tė denarit
Ministri i Financave, Trajko Sllavevski ka demantuar informatat e publikuara në disa media lidhur me raportin e rejting agjencisë kreditore "Standard dhe Purs".

"Me keqardhje mund të konstatoj se disa thënie nga ky raport janë interpretuar gabim dhe, ajo që është më serioze, është leximi i gabuar i disa pjesëve nga raporti të cilat nëpër disa media janë përkthyer si rrezik për kërcënim të, citoj 'rejtingut në valutës së Maqedonisë' ose madje edhe disa paralajmërime për devalvacion. Ky është interpretim i gabuar i tekstit, nuk është i saktë dhe aspak nuk ka të bëjë me vlerën e denarit. Prej këtu ashpër demantojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Banka Popullore e Maqedonisë, të cilat bashkërisht janë përgjegjëse për regjimin e kursit të devizave, mendojnë për çdo lloj ndryshimi të kursit dhe valutës nacionale, që as nuk është theksuar në raportin e 'Standard dhe Puls'", deklaroi ministri i Financave.

Sllavevski sqaroi se nën rejtingun kreditor të një shteti nënkuptohet aftësia e shtetit që me kohë dhe në mënyrë adekuate t'i servisojë obligimet e tij, respektivisht atraktivitetin e vet për tërheqjen e kapitalit të huaj.

Sipas kësaj rejting agjencie kreditore, shtoi ministri, në shtet gjoja është shkatërruar likuidimi, që nuk mund të merret si fakt i saktë. "Bankat në Maqedoni disponojnë me mjete të mjaftueshme financiare që t'u përgjigjen nevojave, si të ekonomisë ashtu edhe të qyetetarëve. Një periudhë më e gjatë kohore Maqedonia kishte problem me tepricën e likuidimit strukturor. Prej këtu në disa vitet e kaluara, e kjo vlen edhe për këto disa muaj, Banka Popullore e Maqedonisë në asnjë rast nuk e ka luajtur rolin e kreditorit në instancë të fundit. Asnjë bankë nuk është drejtuar te BPM-ja që të kërkojë mjete për likuidim", tha Sllaveski.

Ministri i Financave i hodhi poshtë paralajmërimet e agjencisë kreditore "Standard i Purs" për qasje të zvogëluar deri te burimet e jashtme të financimit.

Publikuar: 04.12.2008 | 02:28
Lexuar: 747 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
pajtim (01/12/2009 23:37:00) sa i bjen 1000 dinar ju lutem a mund te ma tregoni

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime