E martë, 22.07.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Ndërsa në Nju South Uells autoritetet janë të shqetësuara se lumi Klarens, i tejmbushur, mund të përmbysë qytetin e Greftonit. Cikloni tropikal Osvald, që shkaktoi dhe përmbytjet, aktualisht është drejtuar për në detin në jug të Sidnejit.
Australi, vijon beteja me pėrmbytjet






Australia vazhdon të luftojë me përmbytjet në dy shtete, me skuadrat e shpëtimit që kanë evakuar njerëzit nga zonat e mbuluara nga uji.

Në Kuinslend mbi 1 mijë persona u evkuuan për arsye sigurie në qytetin Bundaberg, pasi lumi Burnet doli nga shtrati duke përmbytur rreth 2 mijë shtëpi.

Ndërsa në Nju South Uells autoritetet janë të shqetësuara se lumi Klarens, i tejmbushur, mund të përmbysë qytetin e Greftonit. Cikloni tropikal Osvald, që shkaktoi dhe përmbytjet, aktualisht është drejtuar për në detin në jug të Sidnejit.

Katër persona mësohet të kenë humbur jetën të hënën për shkak të motit të keq, pasi një banesë u godit nga një pemë që u rrëzua në Brisbejn.

Në Bundaberg, lumi Burnet arriti në 9.4 metra, me institucionin lokal meteorologjik që dha alarmin për mundësinë e arritjes së nivelit maksimal prej 9.6 metra, 1.5 më shumë se niveli i arritur në përmbytjet e vitit 2010.

“Nivelet e përmbytjeve do të jenë më të lartat e regjistruara ndonjëherë në Bundaberg dhe rajonin e Burnetit”, deklaroi ministri i Brendshëm i Kuinslendit, Jack Dempsey.

Rreth 7.500 persona raportohet të jën zhvendosur nga zona të ndryshme të qytetit, ku janë ngritur rreth 1.500 qendra evakuimi.

Skuadra shpëtimi përmes helikopterëve u kanë ardhur në ndihmë rreth 1 mijë personave të kërcënuar nga uji, pasi ekzistonte frika se shtëpitë e tyre mund të përfshiheshin nga ujërat.

Publikuar: 29.01.2013 | 14:49
Lexuar: 370 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime