E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në takim në vilën presidenciale "Vodno", përfaqësuesi i Maqedonisë për emrin ambasadori Zoran Jolevski e informoi kreun shtetëror për përmbajtjen e bisedimeve me mediatorin Metju Nimic para tre ditëve në Nju-Jork dhe për pozicionet e Greqisë që ndërmjetësuesit të KB-së, një ditë paraprakisht ia kumtoi negocuesi grek Adamantios Vasilakis.
Kreu shtetėror u koordinua pėr ēėshtjen e emrit










Kreu shtetëror sonte mbajti takim koordinativ, në të cilin shqyrtohen ngjarjet e fundit rreth çështjes për emrin.

Në takim në vilën presidenciale "Vodno", përfaqësuesi i Maqedonisë për emrin ambasadori Zoran Jolevski e informoi kreun shtetëror për përmbajtjen e bisedimeve me mediatorin Metju Nimic para tre ditëve në Nju-Jork dhe për pozicionet e Greqisë që ndërmjetësuesit të KB-së, një ditë paraprakisht ia kumtoi negocuesi grek Adamantios Vasilakis.

Në takim morën pjesë presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Greuvski, nënkryeministri për implementimin e Marrëveshjes kornizë Abdilaqim Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.
Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, pala greke në takimin e fundit me Nimicin u paraqit me pozicione maksimaliste - përveç emrit të përbërë që sipas saj do të duhet të jetë "Republika Maqedonia Veriore" ose "Republika Maqedonia e Re", Athina kërkon që ta përdorë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për përdorim të brendshëm, si dhe në komunikimin me 127 vende tashmë e njohën Republikën e Maqedonisë në emrin kushtetues.

Qeveria e re greke, midis të tjerave, kërkon që fjala "veriore" ose "e re" në emër të përdoret edhe gjatë emërtimit të kombit maqedonas, më pas përdorimin e toponimeve greke në vend të atyre maqedonase për fshatrat dhe qytete të Greqisë, si dhe ndryshimin e kodit aktual ndërkombëtar dhe atë në internet MK.

Autoritetet dhe mediat në Greqi tani për tani nuk e komentojnë raundin e fundit të bisedimeve për emrin në Nju-Jork. Theksojnë deklaratën e Vasilakisit pas takimit me Nimicin se Greqia mbetet në pozicionin për emër të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim të përgjithshëm si zgjidhja më adekuate për kontestin dhe se pa përmbylljen e tij, Athina nuk mund të pajtohet që të fillojë negociatat parahyrëse të Maqedonisë me BE-në.

Koment deri tani nuk ka as nga pala maqedonase. Kryeministri Nikolla Greuvski të dielën tha se në interes të procesit nuk do të komentojë për pozicionet e Greqisë. E konfirmoi qëndrimin që Nimicit iu transmetua edhe nga ambasadori Jolevski, se Maqedonia do të mbetet e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes me dëshirën që të përmbyllet kjo çështje.

Pozicioni i Maqedonisë, që e bëri të ditur Jolevski pas takimit me Nimicin është se angazhohet për zgjidhje reciproke të pranueshme për çështjen e emrit që do ta mbrojë identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe do të bazohet në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe vlerave euroatlantike.

Publikuar: 16.11.2009 | 15:11
Lexuar: 366 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime