E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Biznesi në Dibër edhe pse ka resurse njerëzore dhe materiale të fuqishme, fatkeqësisht në mungesë të investimeve shtetërore në infrastrukturën rrugore, në drejtim të Shkupit apo të Tiranës, nuk ka pasur mundësi të zhvillohet”, tha Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës.
Biznesmenėt kritikojnė Qeverinė Gruevski









Komuniteti i biznesit dhe komunat në Maqedoninë Veri-Perëndimore, thonë se nuk ekziston interesim i shtetit për investime kapitale në këtë rajon. Sipas tyre bizneset nuk kanë përfituar as nga masat kundër krizës të Qeverisë të cilat i quajnë si fiktive. Afaristët këto komente i bënë në forumin ekonomik të organizuar nga OEMVP-ja me temë “Zhvillimi ekonomik i Maqedonisë Veriperëndimore”.

“Qeveria duhet të përmirësojë vetveten, ti shmanget fotografimit në media dhe ti rreket punës ashtu siç bën bota e civilizuar, atje ku synojmë ne, pra në Evropë. Qeveria duhet fillimisht të shqyrtojë se çfarë janë fondet IPA dhe çka në të vërtetë ofrohen me këto fonde të cilat sipas meje janë të dyshimta”, tha afarist Menderes Kuçi.
“Realisht biznesmenët shumë pak e ndjejnë angazhimin e Qeverisë dhe masat anti-krizë.

Biznesi në Dibër edhe pse ka resurse njerëzore dhe materiale të fuqishme, fatkeqësisht në mungesë të investimeve shtetërore në infrastrukturën rrugore, në drejtim të Shkupit apo të Tiranës, nuk ka pasur mundësi të zhvillohet”, tha Argëtim Fida, kryetar i komunës së Dibrës.

Biznesmenët nga Qeveria kërkuan investime konkrete kapitale, ndërsa zv/ kryeministri Abdilaqim Ademi para biznesmenëve u zotua se viti 2010 do të ketë më tepër invesime.

“Ne jemi dëshmitarë të investimeve të mëdha në Maqedoninë lindore. Sigurisht që këtu luan rol politika. Vetë Qeveria i drejton investimet atje ku ajo mendon. Përfaqësuesit tanë në Qeveri sigurisht duhet ta luajnë rolin e tyre që të bëhen investime edhe në pjesën perëndimore, do të thotë nga Kumanova deri në Strugë”, u shpreh Nazmi Ejupi, afarist.

“Ne për vitin 2010 kemi projeksione për disa projekte infrastrukturore siç është ndërtimi i rrugës së re Tetovë-Jazhincë, ndërtimi i hekurudhës prej në Kërçovë deri në kufirin shqiptar, projekt i cili pritet të fillojë të ndërtohet në fillim të vitit 2011”, theksoi zëvendëskryeministri Abdylhaqim Ademi.
Sipas drejtorit të Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Blerim Zllatku, synimi i këtij forumi është informimi i kompanive për fondet IPA të Bashkimit Evropian, dhe ndihma e BNJVL-së në informimin e komunave për mundësitë e zhvillimit ekonomik lokal.

Nevzat Mamuti

Publikuar: 17.11.2009 | 04:20
Lexuar: 614 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime