"U dakorduam t'i zgjidhim kundërthëniet mes dy shteteve me bisedime në bazë të bararabartë, gjithashtu të japim edhe përpjekje konkrete për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregtisë bilaterale dhe marrëdhënive ekonomike", deklaroi Xhintao pas takimit me Obamën.
Presidentët të SHBA-së dhe Kinës, Barak Obama dhe Hu Xhintao pas takimit mbajtën konferencë për shtyp në të cilën konfirmuan se kanë për qëllim të demonstrojnë bashkimin e përpjekjeve për problemet kyçe, por nuk i kanë fshehur edhe mospajtimet e ekonomisë, sigurisë dhe të drejtat e njeriut.
"U dakorduam t'i zgjidhim kundërthëniet mes dy shteteve me bisedime në bazë të bararabartë, gjithashtu të japim edhe përpjekje konkrete për zhvillimin e mëtutjeshëm të tregtisë bilaterale dhe marrëdhënive ekonomike", deklaroi Xhintao pas takimit me Obamën.
Ai e theksoi domosdoshmërinë nga lufta e përbashkët me protekcionizëm tregtar.
Dy presidentët u dakorduan për vazhdimin e dialogut dhe bashkëpunimit në sferën e politikës makroekonomike dhe financiare në kushte të ripërtrirjes jo të barabartë të ekonomisë botërore.
SHBA-ja dhe Kina në konferencën ndërkombëtare për çështje klimatike në Kopenhagë do të arrijnë marrëveshje me "veprim urgjent". "U dakorduam të punojmë për sukses në Kopenhagë", deklaroi Obama.