Pas gjashte ndeshjeve qe Kievo ka luajtur ne shtepi, Bogdani renditet i pari ne konkursin e organizuar nga e permuajshmja Il Commercio Veronese ne bashkepunim me klubin verdheblu. Ndjekesi me i afert i kuqeziut eshte kapiteni Serxho Pelisier, fituesi i tri edicioneve te fundit, ndersa me pas vijne Jepes dhe Sorrentino.
Erjon Bogdani kryeson anketen per Lojtarin me te Mire ne ndeshjet qe Kievo ka luajtur gjate ketij sezoni ne Bentegodi. Sulmuesi shqiptar eshte rikthyer ne ditet e tij me te mira dhe perveçse mban peshen e sulmit ne radhet e veronezeve, ai ka gjetur vazhdimesine ne fushen e lojes.
Pas gjashte ndeshjeve qe Kievo ka luajtur ne shtepi, Bogdani renditet i pari ne konkursin e organizuar nga e permuajshmja Il Commercio Veronese ne bashkepunim me klubin verdheblu. Ndjekesi me i afert i kuqeziut eshte kapiteni Serxho Pelisier, fituesi i tri edicioneve te fundit, ndersa me pas vijne Jepes dhe Sorrentino.
Nderkohe, sulmuesi po vazhdon rikuperimin pas operacionit ne nofull. Aktivizimi i tij per takimin e se dieles ne Xhenoa kunder Sampdorias vazhdon te jete ne dyshim.
Pasi ka zhvilluar stervitje te diferencuar, Bogdani po pret ardhjen e maskes mbrojtese ne fytyre, ne menyre qe te punoje me intensitet edhe me te larte dhe te jete ne gjendje te perballoje kontaktet ne fushe. Nese Er-Bomber nuk rehabilitohet ne kohe, si titullar perkrah Pelisier do te luaje Granoke./t.ch/