E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me qëllim të rritjes dhe nxitjes së aktiviteteve ekonomike, Qeveria në seancën e mbrëmshme propozoi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tarifë doganore.
Qeveria propozoi pako tė reja tė lehtėsimeve doganore

Ministri Trajko Sllavevski, sot deklaroi se me këtë ndryshime janë përfshirë zvogëlimet e shkallës doganore të 498 llojeve të prodhimeve, prej të cilave 286 janë me heqje të tërësishme të shkallëve doganore, ndërsa 212 të tjerët janë me zvogëlim të pjesërishëm, si për shembull, dogana për makinat e industrisë së metalurgjisë përpunuese zvogëlohet prej 15 në pesë për qind.

Sllavevski, njoftoi se ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tarifë doganore janë vendosur në rend dite të seancës së 33-të të Kuvendit dhe se ato do të miratohen me procedurë të shkurtuar.

"Me heqjen dhe zvogëlimin e shkallëve doganore presim të stimulohen investimet, prodhimtaria dhe eksporti i prodhimeve të gatshme, të cilat do të jenë konkurrente në tregun botëror. Me këto zvogëlime ose heqje të shkallëve doganore shteti heq dorë nga të ardhura me vlerë prej 211 milionë dollarë për vitin 2009, me çka jepet lehtësim i konsiderueshëm për punën e bashkësisë afariste në Maqedoni", deklaroi ministri i Financave, Trajko Sllavevski.

Këto lehtësime, siç paralajmëroi ai, do të vlejnë edhe për vitet që pasojnë. Rritje të shkallëve doganore nuk parashihet edhe me harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian.

Me këto ndryshime Qeveria propozon në pjesën e prodhimeve primare bujqësore heqje të shkallës doganore të grurit, thekër, hirrë në pluhur me përmbajtje të yndyrës deri 1,5 për qind, sorgo dhe oriz dedikuar për mbjellje, si dhe elbi për verë.

Janë zvogëluar shkallët doganore të fidaneve vreshtare dhe të tjera, elbi për kafshë dhe elb tjetër, malt, e të tjera. Për mbrojtje të bimëve është propozuar heqje e shkallëve doganore për të gjitha llojet e mbeturinave, insketicideve, hebricideve, fungicideve, prodhimeve dezinfektuese dhe të tjera të ngjashme. Është hequr shkalla doganore gjithashtu për arkë për paketimin e pemëve dhe perimeve, të cilët janë faktor i rëndësishëm gjatë eksportit të prodhimeve tona në vendet e BE-së. Në pjesën e pajisjes tërësisht është hequr shkalla doganore me tharrëset për prodhime bujqësore.

Në pjesën e industrisë, siç tha Sllavevski, gjegjësisht në sektorin e metalurgjisë përpunuese janë zvogëluar shkallët doganore për diapazonin e gjërë të makinave veglore për përpunimin e metalit, si për shembull zdrukthtaritë transfer-makinat dhe makina veglore për farkim dhe brerje. Tek prodhuesit që u dedikohen industrisë së tekstilit janë hequr shkallët doganore për lloj të ndryshëm të qimeve për prodhim të mëtejshëm, ndërsa tek pajisja për këtë degë industriale janë zvogëluar shkallët doganore për makinat për shtypje të tekstilit, si dhe makinave të ndryshme për qepje. Në pjesën e farmacisë janë zvogëluar shkallët doganore për parafin të lëngshëm, ndërsa tërësisht janë hequr shkallët doganore për lepezën e substancave të pastra për prodhimin e medikamenteve.

Janë hequr shkallët doganore të ekstrakteve të ndryshme dhe aditivëve për përdroim në idustrinë e ushqimit dhe pijeve. Tek prodhuesit që u dedikohen industrisë kimike janë hequr shkallët doganore për lëndët e para të ndryshme - materie dhe pigmente për ngjyrosje, qymyri aktiv, katalizatorë dhe ngjashëm. Gjithashtu, me këto ndryshime propozohet heqja e shkallëve doganore të shtypshkronjave multifunksionale dhe monitorëve. MIA

Publikuar: 04.12.2008 | 02:40
Lexuar: 841 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime